UEFA vazhdon te ndjeke nje linje ta ashper kunder racizmit ne futboll. Ne mbledhjen e fundit te Komitetit Ekzekutiv te zhvilluar ne Vilnius te Lituanise, qeveria evropiane e futbollit ka miratuar nje tjeter rregullore, e cila i lejon arbitrave te ndeshjes ta ndërpresin ate nese degjohen kore, apo shfaqen parrulla raciste gjate nje takimi futbolli. Ne fillim arbitri do t’i kerkoje organizatoreve te ndeshjes te ndalojne koret e tifozëve dhe te heqin parrullat dhe nese situata nuk ndryshon, atehere ai mund te nderprese ndeshjen nga 5 deri ne 10 minuta, deri ne masen drastike per ta pezulluar ate.
“Kemi patur incidente me baze taciste jo vetem ne vendet Lindore dhe ne Ballkan, por edhe ne kampionatet me te mëdhenj te Evropes. Une mendoj se eshte shume e rendesishme qe ne te luftojme me zera tolerance racizmin. Me te njejten menyre duhet te luftojme edhe dopingun dhe korrupsionin ne sportin tone”, ka bere te ditur presidenti i UEFA-s, Mishel Platini.
Rregullorja e re do te hyje ne fuqi menjehere dhe UEFA ka kërkuar nga arbitrat qe ajo te zbatohet ne menyre te përpike.
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
- E premte, pasdite! – 3 shtator 2010
- Behrami, në janar te Roma
- Rumunët joshin gjyqtarët para ndeshjes me Shqipërinë
- Van Der Sar: Ardhja tek Mançesteri më rinoi
- Bufon: Prandeli, trajneri i duhur për Italinë
- Flash: Guardiola do të nënshkruaj kontratë të rë

te shohim se sa do te zene vend udhezimet e UEFA. te drejte kane por nuk eshte e lehte te vihen ne zbatim. po qe se ja arriten BRAVO.