Real Madrid deri në mesnatën e 2 korrikut ka shpenzuar për blerjen e lojtarëve të rinj sa Bayern Munchen, Genoa, Napoli, Inter e Manchester City të marrë së bashku. 216 milionë euro ka paguar Perez per Kaka, Cristiano Ronaldo, Benzema, Negredo e Albiol. Lumë parash që asnjë ekip në Europë nuk mund të shpenzojë. Madrilenët e kanë luksin pasi klubi ka mbi 100 mijë aksionerë, por garanci jep edhe kontrata e fundit që lidhi me Mediapro për të drejtën televizive, 1.1 miliardë euro për 7 vjet. Suveniret kanë pjesën e tyre pasi çdo 10 sekonda shitet një fanellë e Kaka me numrin 8. Çmenduria e Real ka bërë që presidenti i UEFA-s, Michel Platini të shprehë pakënaqësinë tij për situatën duke shtuar se diçka do të bëhet dhe po punohet për të ndalur këtë supremaci. Kjo thuhet por sa do të realizohet pasi emrat për blerje të radhës nuk mungojnë duke rritur shumën për merkaton e verës. Arbeloa, Xabi Alonso, David Silva e deri Ribery që ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me madrilenët mund të jenë goditjet e radhës. Na mbetet vetëm të mendojmë, kush do të luajë dhe kush do të ngrohë stolin nga këta yje. Real Madrid mund të kthehet sërish i Galatik.
Lajme tjera:
- Real Madrid rrit profitin për 8.6%
- Morati: Kaka në Inter, ide e mirë
- 100 ditët e Murinjos
- Kualifikimet për Euro 2012, fitojnë favoritët – VIDEO
- Ançeloti: “Respekt për Murinjon, por kurrë miq”
- Kuzhe: Morëm maksimumin nga kjo ndeshje
- Fiton Shqipëria – VIDEO
- Ibra: Nuk frikohem nga tifozët e Interit
- Alegri nën hijen e Sakit dhe të Kapelos
- Agron Bufi transferohet në Parma

sado qe te shpenzoje REALI prape dru do haje nga BARCA. megjithe ata qe ka mbedhur aty ata duan nga nje top secili, nuk e imagjinoj dot se si do kombinohen me njeritjetrin, me shume do te zihen se kush do e mbaje topin se sa do luajne !!!!!