Koreja e Veriut ka gjuajtur gjashtë raketa nga bregdeti i saj lindor, kumtoi Shtatmadhoria e forcave të armatosura të Koresë së Jugut.
Sipas ministrisë së Mbrojtjes të Koresë së Jugur gjashtë raketat janë hedhur në periudhë prej tetë orësh.
Autoritetet e Koresë së Jugut vlerësojnë se raketat janë të llojit “Skad” dhe janë me rreze veprimi të shkurtër rreth 500 kilometra.
Sipas informatave të Ministrisë japoneze të Mbrojtjes, raketat kanë rënë në Detin Japonez, rreth njëqind kilometra nga baza e Koresë së Veriut afër qytetit Voson, prej ku janë hedhur raketat.
Mediat japoneze, informuan se Koreja e Veriut ka lancuar së paku një raketë “Rodong” me rreze veprimi të shkurtër prej 1.000 deri 1.400 kiloemtra dhe mund të godasë cilën do pjesë të Koresë Jugut dhe pjesën më të madhe të Japonisë.
Ministria e Punëve të Jashtme e Koresë së Jugut i ka quajtur këto raketa “akt provokativ”, i cili ka thyer më shumë rezuluta të Këshillit të Sigurimit të KB-së.
Gjatë disa muajve të fundit tensionet në siujdhesën Koreane janë rritur shumë. Në muajin prill Koreja e Veriut ka hedhur raketa me rreze veprimi të gjatë, e cila ka kaluar mbi arkipelagun japonez, kurse në muajin maj ka kryer provë të dytë bërthamore. Këshilli i sigurimit i KB-së i ka dënuar veprimet e tilla të Phenianit dhe ka vendosur sanksione të reja kundër këtij vendi. Si përgjgije e sanksioneve Koreja e Veriut është kërcnuar se do ta rrisë dhe do ta bëjë më të përsosur arsenalin bërthamor.






