Home » Sport » Kaka-mania pushton Spanjën, shitet një bluzë e tij në çdo 10 sekonda

Kaka-mania pushton Spanjën, shitet një bluzë e tij në çdo 10 sekonda

kaka Pas prezantimit zyrtar të fituesit të “Topit të artë’, Rikardo Kaka, me gjigantët spanjollë të Realit të Madridit, të martën në mbrëmje, bluzat e tij me numër 8-të u përpinë në kohë rekord nga tregu. “Në dyqanin zyrtar të klubit merengues shitet një bluzë e brazilianit në çdo dhjetë sekonda, 600 të tilla vetëm dy orë”, – shkruante gazeta e rëndësishme sportive “Marca”. “Bluza të tjera me emrin e Kakasë janë kërkuar nga 2400 pikat e shitjeve të dyqaneve sportive dhe jo vetëm në të gjithë Spanjën, dhe parashikohet edhe një “tregti e mirë” edhe jashtë vendit iberik, veçanërisht në Brazil, Itali dhe Japoni. Kaka u ble nga Milani për shumën e 67 milionë eurove. “Kaka është me ne, dëshirojmë të ndërtojmë një Real Madrid legjendar”, këto ishin fjalët e Florentino Perezit, presidentit të Realit të Madridi, ditën e prezantimit të Kakasë, para më shumë se 30 mijë tifozëve në stadiumin “Santiago Bernabeu”. “Ky stadium është konfirmuar prej kohësh si një prej më të mëdhenjve të historisë së futbollit botëror. Këtu Reali i Madridit ka ndërtuar legjendën e tij falë forcës dhe pasionit të tifozëve, që janë motori i ëndrrave sportive të kësaj skuadre. Për këtë arsye, ne duhet të punojmë e të impenjohemi për të krijuar skuadrën më të mirë të mundshme. Kishte oferta nga skuadra të tjera, por zgjodhi Realin e Madridit e jo për paratë. Mund të zgjidhte çfarëdo klubi tjetër, por ai vendosi të luajë me Realin e Madridit. Është një model në fushë dhe jashtë saj. Është shembulli i klasit, solidaritetit dhe elegancës”, – tha Perez, i cili çoi në “delir” tifozerinë e një prej klubeve më popullore në botë. Jam i lumtur të filloj një etapë të re të karrierës sime te Reali i Madridit. Dëshiroj të kem një vend në historinë e këtij klubi. Hala Madrid!”, -theksoi Kaka, që ka fituar menjëherë zemrat e tifozerisë madrilene. Blerja e fundit është ajo e sulmuesit Karim Benzema nga Olimpiku i Lionit. Klubi merengues do t’i paguajë 35 milionë euro klubit francez. Benzema do të jetë blerja e katërt e presidentit të ri të Realit, Florentino Perez, pas Kakasë, Kristiano Ronaldos dhe mbrojtësit spanjoll të Valencias, Raul Albiol.

Tri blerjet
e bujshme

Kristiano Ronaldo
94 milionë euro

Rikardo Kaka
67 milionë euro

Karim Benzema
35 milionë euro

Nga Dash Frasheri

Lajme tjera:


Tags:

Leave a comment

web analytics