Kryeministri Sali Berisha, ka lënë për pak orë, zyrën e tij dhe angazhimet politike, për t’ju kushtuar nipërve dhe mbesave. Sot në mesditë, Berisha, bashkëshortja e tij Liria dhe mbesat, kanë qenë për disa orë, mysafire në Qendrën Tregtare Univers, vetëm pak kilometra larg Tiranës.
Blerjet e para i kushtohen fëmijëve, të cilët sipas kryeministrit, janë dhe arsyeja për të cilën ai dhe bashkëshortja e tij, kanë lënë mënjanë çdo angazhim.
Berisha “Ditë më parë më bënë një dhuratë, ku na falenderonin mua dhe Lilin për përkushtimin ndaj tyre, megjithëse ne ishim të zënë në fushatë.”
Tema e nxehtë e ditëve me shi të korrikut, mbetet ende rezultatati përfundimtar i zgjedhjeve të 28 qershorit, për të cilën vetë Berisha, pret rezulatin përfundimtar për të ndërmarrë hapa të rinj në qeverisjen e vendit.
Shumë njerëz presin t’ju takojnë si ndiheni?
Ndihem shumë mirë
Dhe në fakt kalimtarë të rastit e kanë bërë kryeministin Berisha, të ndryshojë axhendën e vet dhe ka preferuar të ulet bashkë me ta, duke konsumuar një kafe në barin e Qendrës tregëtare, i shoqëruar nga njerëz të rastit.
Gjatë gjithë kohës kryeministri Berisha, s’është lënë i qetë nga dashamirës të rastit, të cilët i kërkonin si kujtim një foto të përbashkët.
Huazuar







Z.Berisha je njeriu me i lart dhe me i thjesht i kombit shqiptare .Strateg i nje shqiprie ndryshe .E ardhmja e kombit Shqiptar . Meriton shum me teper nderim dhe rrespekt nga ky komb(nga kombi te cilit i perket dhe per te cilin mendon dit dhe nat.)