Home » Lajme Vendore » Dhuna në USHT, reagojnë studentët dhe rektori i shkarkuar Prof. Dr Agim Vela

Dhuna në USHT, reagojnë studentët dhe rektori i shkarkuar Prof. Dr Agim Vela

usht

Ka reaguar për zhvillimet brenda USHT-së edhe Unioni i Studentëve Shqiptar në Maqedoni që vlerëson se gjendja në Universitetin Shtetëror të Tetovës një kohë të gjatë është bërë e padurueshme;

“Vlerësojmë se përzierja e politikës ditore ka ndikuar që ky institucion të humb autoritetin e vetë si institucion i lartë arsimor i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë “ thuhet në reagimin e USSHM-së

Në vazhdim të komunikatës nga USSHM thuhet se në këtë vijë mendojmë se duhet që të punohet bashkërisht për tu ndryshuar ky imazh, për tu ndryshuar metodologjia e punësimeve pa kurrfarë kriteri akademik, avancimi në pozita të ndryshme në hierarkinë e USHT-së, që deri tash kanë qenë në baza të vijës familjare, miqësore, shoqërore, partiake duke e dëmtuar imazhin e arsimit të lartë në Republikën e Maqedonisë.

“Ne studentët e USSHM-së nuk jemi pajtuar dhe nuk do të pajtohemi me partizimin e kësaj vatre të dijes për shkak se ky institucion është ngritur me shumë sakrifica” thuhet në komunikatën e USSHM.Në komunikatë midis të tjerash thuhet se “vlerësojmë se zgjedhja e organve drejtuese në Universitetin e Tetovës duhet të bëhet në pajtim me statutin e Universitetit të Tetovës”.USSHM-ja do të mbështes çdo nismë dhe iniciativë që ka për qëllim rregullimin eliminimin e parregullsive që kanë ndodhur deri më tani.

Po nga ana tjetër rektori i shkarkuar Agim Vela tha se vendimi i Ministrisë së Arsimit paraqet ndërhyrje të dhunshme të Ministrisë në autonominë e Universitetit. Vela deklaroi se nga posti i ushtruesit të detyrës rektor i USHT-së mund ta shkarkoj vetëm se senati i këtij universiteti.
“Vendimin për shkarkimin e udhëheqësisë së Universitetit dhe marrjen e dhunshme të rektoratit nga ana e personave jo akademikë e konsiderojmë si shkelje flagrante e të gjitha akteve pozitive ligjore në Maqedoni. Nuk do të bëj takim në këto rrethana kur brenda gjenden organet e sigurimit me të ashtuquajturin UD përderisa nuk më shkarkon senati i cili më ka zgjedhur”, theksoi Agim Vela, ish UD Rektor i USHT-së.
Rektori Vela dhe gjithë strukturat drejtuese të USHT-së u shkarkuan me një vendim të Ministrisë së Arsimit pas kontrolleve të inspektorëve të cilët konstatuan shkelje të renda të ligjit për punësim si dhe mallverzime tjera financiare, por për të gjitha këto sot askush nga Ministria e Arsimit nuk deshi të prononcohet me arsyetimin se hetimet janë në rrjedh e sipër.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

  • Pesë mijë shqiptarë nga Lugina e Preshevës ikin në Belgjikë
  • Mafian do ta luftoj me anë të ligjit
  • Rama i vendosur për mos u kthyer në kuvend
  • Haziri: E pakuptimtë vrasësi të qëndrojë në arrest shtëpiak
  • Shkupi, viza për Shqipërinë dhe Kosovën?
  • Me A H1N1 janë diagnostikuar 154 raste, 9 të vdekur
  • Bllaca po intervistohet nga Policia e Kosovës
  • LDK kërkon zbardhjen e krimeve të pasluftës

1 Response to " Dhuna në USHT, reagojnë studentët dhe rektori i shkarkuar Prof. Dr Agim Vela "

  1. alban.de thotë:

    Ali Rankoviq Ahmetovski

Leave a comment

web analytics