Nga Besi BEKTESHI
Tashmë nga kujtesa po largohen pamjet e turmave entuziaste dhe liderëve që thërrasin në tribuna. Gati po harrojmë Berishën dhe Topallin që tregonin se do të kishin fitore më të madhe ose të afërt me 92-shin. Po ashtu po harrohet Rama vetmitar në tribuna që këndonte dhe kërcente për të deklaruar “ndryshimin e një epooooooke”…!! Me sa duket populli shqiptar nuk është “kaq i marrë” sa që ti jepte Berishës fitoren e 92-shit dhe po ashtu kaq “idiot” sa të ndryshonte historinë me Ramën… Megjithëse shpesh herë zemërohemi me “popullin ku bëjmë pjesë të gjithë” më duhet të pranoj se është i zgjuar, kur do nga njëherë…!!! Natyrisht që nuk e bëri këtë sepse “nuk do të mund të duronte dot arrogancën jo thjesht të zotit Berisha, sepse duhet të pranoj se janë disa syresh nën të që janë bërë të padurueshëm për nga arroganca, që kanë fituar nga që Berisha vetë ju ka lëshuar shumë pe, për të kthyer në monstra, anonimë dhe me asgjë merita dhe kualitete vetëm se Berisha i ka katapultuar, e tani kërkojnë edhe frone dhe triumfe popullore.
Pra nga servilë dhe sahanlëpirës, kthehen në monstra politike. Jo shqiptarët nuk ju dhanë maxhorancë për të qenë të tillë. Por shqiptarët nuk i dhanë mundësi as Ramës të fitojë bastin e tij të tretë. Sepse bastin e parë e ka fituar me Bashkinë e Tiranës. Të dytin me PS-në e Shqipërisë dhe kësaj radhe i dha vetes rastin për të fituar bastin e tretë dhe pikërisht atë të Kryeministrit të Shqipërisë për ti thënë pa asnjë pudor e me vjen keq për fjalën e rëndë…. “fuck” të gjithëve. Duke filluar nga maxhoranca e sotme, nga socialistët e shpërndarë në shumë parti që nuk e durojnë dot, deri në lidershipe të dikurshme socialiste që e kritikojnë për personalizim dhe transformim të PS-së. Jo… nuk e lejuan shqiptarët që Rama të ishte fituesi i bastit të tretë që do ta kthente në një kapadai akoma më shumë arrogant se sa ato që përmenda më lart dhe që Berisha nuk kontrollon dhe që pastaj rezultojnë njerëz kot, pa vlera dhe që patjetër nëqoftëse i japin shansin ato që kanë diçka në dorë për të qeverisur, duhet të ngulin këmbë që të mos jenë më në qeverisje dhe në krye të institucioneve që kanë rëndësi. Nejse tani na kanë mbetur në sy deputetë që vërtiten në qendrat e votimit të fundit në proçes. Gramoz Ruçi që “përgatit një revolucion të ri në Fier” dhe Rajmonda Bulku që shtyhet nga turma e irrituar apo Harasani që merret akoma me karrige dhe komisionerë.
Home » Opinione » “Shumicat befasuese” të Ramës, që i përsërisin mandatin Berishës !!!??







une mendoj se ne shqiptaret duhet te krenohemi me atdheun ton por ne duhet ti denoj politikanet ton te cilet nuk turprohen mua me vjen keq se si munden te ken aq urrejtje ndermjet veti ata jan turpi i shqiptarve sali berisha e edi rama e meta ata jan turpi jon
bravo eshte gjera me e bukur qe kam lexuar,eshte me se e vertet ajo qe ti ke shkruar patriot.ne shqiperi nuk ka politikan vella te gjith jan gjak pires,nuk kan pik meshire per shqiperin per shqiptaret qe jane jashte vendit e hapin syte se ndoshta nje dite do behet me mire ne vendin tone e te kthehemi te punojme e te jetojme aty.Me vjen cudi se si kan fytyr keto politikanet tane te dalin perpara popullit e te bejne akoma premtime ku gjithmon u kan kthyer kurizin ketyre njerez mbas marjes se asaj vote te qelbur,po a votohet per ate qelbanikun grekun (Fotos Nanon)qe sot ka ndertuar villat duke vjedhur qe iu be barku si lop a jan shqiptare mo keto a kan gjak shqiptari keto politikanet tane a kan ndjenja per kete vend te bukur qe kemi,zoti u mart shpirtin more hajdute more sharlatane politikan te shqiperis se na bete hore na bete …..