Si t’i kuptosh sinjalet e dashurisë? Nëpërmjet gjesteve. Ekspertët: 65% e komunikimit bëhet me mimikë, vetëm 35% me fjalë. Të shikon drejt në sy: I pëlqen, do të donte të njiheni më mirë. T’i shikon buzët: Dëshiron të të puthë. Ndonjëherë, sjellja e djemve është enigmë e madhe për vajzat. Për këtë, u sjellim një udhëzues të vogël, i cili do të ndihmojë që nga gjuha e tij e trupit të kuptosh se ndjen ai në të vërtetë për ty. Nga një studim i bërë nga ekspertët, thuhet se 65% e komunikimit bëhet me gjeste dhe mimikë, kurse vetëm 35% me fjalë. Gjithashtu, sipas ekspertëve të kësaj fushe, mësohet se si t’i kuptosh sinjalet e dashurisë së djemve, varësisht nga ajo se si të shikon, si sillet me ty dhe çfarë lëvizjesh bën.
Takimi i parë. Kudo, skena e takimit të parë është gati e njëjtë: ju të dy që rrini ulur njëri përballë tjetrit dhe bisedoni. Por, si mund ta dish se a është ai me të vërtetë duke u kënaqur në bisedën me ty, apo vetëm shtiret. Që ta dish këtë, duhet ta kuptosh gjuhën e trupit dhe, për këtë arsye, është bërë e mundur nga ekspertët një lloj ndarje, një “manual” se si të kuptosh sinjalet e dashurisë, pa e vënë re partneri apo partnerja që ju do të keni përballë, nëpërmjet sinjaleve të dashurisë.
Sinjalet e dashurisë. Nëse vërtet nuk jeni e bindur për dashurinë e tij, atëherë duhet të vëreni këto gjeste te partneri. Nëse ai është i qetë e i mban duart pas shpine, urime! Kjo do të thotë se djali ka vetëbesim, ka çdo gjë nën kontroll, të dëgjon dhe përgjigjet me mirësjellje. Por, nëse përballë do të jeni me partneren, djemtë duhet të vërejnë gjestin e gishtave të saj. Nëse ajo shfaqet e qetë me gishtin në buzë, me të vërtetë ke fat. E tërë vëmendja e saj/tij është e orientuar vetëm te ti/ajo dhe, gjatë bisedës, ajo/ai janë të gatshëm që t’i pranojnë gabimet e veta. Buzëqeshin, bile ndonjëherë edhe qeshin: do të thotë se ndjehen të relaksuar, janë argëtues e konsiderohen të tillë. Por, nëse ai ta bën me sy, kjo sigurisht do të thotë se të konsideron simpatike. Të shikon drejt në sy, se i pëlqen dhe se do të donte të njiheni më mirë. T’i shikon buzët, dëshiron të të puthë.
Shenjat alarmuese. Nëse partneri që keni përballë ka kryqëzuar gishtërinjtë, duhet të kini kujdes, pasi ai është i tendosur. Ndihet i pafuqishëm dhe është nën presion të madh. I duhet dikush që ta qetësojë. Gjithashtu, nëse i fut duart në xhepa, kujdes, ai në pamje të parë duket si trendi, i sigurtë, por, në të vërtetë, është i pasigurt në vetvete, për këtë më parë duhet “ta përpunosh”, e më vonë ta fillosh lidhjen. Por një tjetër gjest i tij është edhe kryqëzimi i duarve që, sipas ekspertëve, nëse duart janë të kryqëzuara në gjoks, janë shenjë klasike mbrojtëse. Kur atij i pëlqen që të grindet dhe mendon se gjithmonë ka të drejtë, ai është i interesuar të shikojë edhe vajzat e tjera, e kjo do të thotë se nuk është i gatshëm për ndonjë lidhje serioze, i lë të hapura të gjitha opsionet. Një tjetër shenjë alarmuese për të dalluar më mirë partnerin është: nëse ai shikon gjinjtë e tu, kjo do të thotë se dëshiron që të flejë me ty. E, nëse nuk të shikon në sy, kjo ka një tjetër domethënie, ai është shumë i pasigurt dhe nuk di se si të sillet me ju.
Gjestet
I bashkon mollëzat e gishtave – dëshiron të theksojë diçka
I vë duart në bel – është i eksituar
I fërkon duart – është i kënaqur
Kërcet me gishta – është i pasigurt dhe nervoz
Mimika
E kruan hundën – nuk i pëlqen
I çon vetullat lart – është i habitur
I rreh shpejt kapakët e syve – është tepër i pasigurt
Libertas






