Home » LifeStyle » Sekreti, çfarë bluajnë meshkujt në kokë për femrat

Sekreti, çfarë bluajnë meshkujt në kokë për femrat

men Kurioziteti më i madh për femrat është të dinë se çfarë mendon partneri i tyre gati në çdo moment. Ca gjëra kuptohen lehtësisht, por për disa të tjera partnerja do të bënte gjithçka vetëm që të mësojë se ç’bluan në kokë ai.

Shumë gra mendojnë se, meqë bashkëshorti gënjen për diçka të vogël, atëherë ai mund të gënjejë dhe për diçka tjetër. Pra, për të fituar besim duhet të tregohesh i sinqertë dhe për gjërat e vogla. Megjithatë, ata disa sekrete i mbajnë përherë. Të paktën kështu mendojnë. Edhe pse mendimet e tyre nuk mund të kuptohen nga partnerja, ekspertët kanë treguar disa prej tyre.
Joshja
Meshkujt joshen 10 herë në ditë nga femra të tjera. Por, sipas ekspertëve, edhe pse ata joshen rreth 10 herë në ditë nga femrat e tjera, kjo nuk do të thotë se ata nuk ju duan.
Madje, edhe pse ndonjëherë mendoni se partneri nuk e vuri re aspak atë çupëlinën me bluzë të ngushtë dhe me një mini xhins, atëherë duhet të mësoni që ai ka aftësinë të shohë qartë me bisht të syrit. Kur një grua e pashme kalon afër tyre dhe kur ajo për më tepër ka veshur dhe diçka provokuese, edhe po të jenë të shoqëruar, ata kanë një tundim tepër të fortë për ta parë. Ata e dinë mirë që kjo nuk i pëlqen aspak partneres, por është vërtet një magnet instiktiv, që aktivizohet në sytë e mashkullit sapo një pamje joshëse i kalon pranë.
Largimi
Meshkujt kanë nevojë të qëndrojnë pak larg partnereve. Çdo mashkull e ka të nevojshme të largohet për pak orë apo minuta nga rutina e përditshme. Për këtë ai del për vrap, për një lojë me bilardo apo për palestër. Në fakt nuk është se krejt papritur ai ndërgjegjësohet për barkun që po i kërcen mbi rripin pantallonave apo është ndonjë i apasionuar i madh pas bilardos, madje mund të jetë dhe dobët në atë lojë, por ai del për t’u larguar nga partnerja që ankohet pa pushim dhe nga fëmijët që bërtasin. Sa herë lënë shtëpinë për një justifikim të tillë, që nuk parashikon mundësinë për t’iu marrë me vete, më shumë mundësi i bëjnë për t’u larguar.
Premtimet
Meshkujt nuk i besojnë as vetë premtimet që bëjnë. Kjo në fakt është goditje pak e fortë për femrat, prandaj po themi më të rëndësishmen në fillim: Ata ju duan fort. Sipas ekspertëve, meshkujt mendojnë se jeni fantastike dhe shumicën e kohës ata janë të kënaqur për zgjedhjen e bërë. Por ama shumica e meshkujve, sidomos ata në moshë të vogël, ende nuk mendojnë për diçka serioze dhe premtojnë edhe për gjëra që edhe vetë nuk e dinë në mund t’i realizojnë.
Fitimet
Kur meshkujt fitojnë shumë lekë e ndiejnë veten të rëndësishëm. Në disa çifte janë gratë ato fitojnë më shumë. Kjo sigurisht është një arritje për femrat, për të cilën janë të lumtur dhe meshkujt. Po kjo në fakt është ajo që ata thonë, por në të vërtetë ata janë aq krenarë, konkurrentë, egomaniakë, sa se kanë të lehtë ta pranojnë. Sigurisht që çdo femër e di, që partneri i saj do të donte të ishte ai që i siguron të ardhurat dhe nevojat familjes.
Ndjenjat
Çdo vit që kalon i bën meshkujt t’iu duan më shumë. Me kalimin e viteve dashuria dhe përkujdesja e tyre ndaj jush do të rritet. Edhe pse kanë shumë për të arritur synimin e rritjes së tyre emocionale, ata ndiejnë se vetëm sa kanë nisur të na duan në mënyrën dhe forcën që do e bëjnë këtë kur të jenë 40-50 vjeç e më tej. Këtë sigurisht që nuk na e shpjegojnë, sepse do të tingëllonte sikur tani nuk na duan.
Duhet ca kohë që ata të vlerësojnë partneren përtej anëve seksuale. Por, një gjë është e sigurt, meshkujt sa më shumë piqen, aq më shumë ju duan, sepse mësojnë të vlerësojnë përmasat intelektuale dhe shpirtërore të partneres, që në fillim nuk i vënë rëndësi.

Disa këshilla me efekt pozitiv për jetën në çift
Romantizmi është një mënyrë për të shprehur dashurinë tuaj, ndjenjë e cila bën t’u rrahë zemra fort sa herë që jeni pranë partnerit. Mos prisni asnjëherë raste të veçanta për të shprehur dashurinë tuaj. Sigurohuni të ushqeni lidhjen dashurore që keni krijuar duke vënë në zbatim disa këshilla praktike me të cilat specialistët sigurojnë se kanë një efekt mjaft pozitiv në jetën e një çifti. Shpesh duket e pabesueshme dhe e paarritshme krijimi i një lidhjeje e cila karakterizohet nga harmonia dhe dashuria mes partnerëve, aq sa kur e sheh tek të tjerët të duket diçka ireale, por që sipas studiuesve është krejt e kundërta.

1. Thuaji partneres ose partnerit “Të dua”, të paktën një herë në ditë. Edhe pse mund të jetë i sigurt, personi që keni në krah ka nevojë t’u dëgjojë ta thoni këtë fjalë.
2. Përshëndetjen e mëngjesit apo të rikthimit pas punës në shtëpi shoqërojeni gjithmonë me puthje dhe nëse atë ditë po mendoni edhe për të kryer marrëdhënie seksuale shtojini edhe një përqafim.
3. Bëni “takime dashurie” me partnerin për gjithë jetën tuaj. Trajtojeni partnerin edhe më mirë nga sa e keni trajtuar kur jeni njohur në fillim. Mos harroni, jini të përzemërt, buzëqeshini partnerit sa herë që rikthehet në shtëpi, mbajini duart njëri-tjetrit gjatë një shëtitjeje që bëni të dy, etj.
4. Lërini pas defektet e tij. Nëse jeni të lidhur me një djalë apo vajzë që nuk është shumë e rregullt, atëherë keni dy alternativa: t’i përsërisni ato që bëni dhe të mërziteni të dy, ose ta këshilloni butësisht që ai të mos i përsërisë më. Mos vini re faktin që lë veshjet e tij vend e pavend, që nuk pastron tryezën pas darke etj.
5. Përqëndrohuni tek pozitivja. Në vend që të mendoni vetëm për një fjalë apo veprim të gabuar të tij, e cili u ka mërzitur shumë, mendoni pozitivisht, mendoni të gjitha gjërat e bukura që bën për ju, fjalët e ëmbla që u pëshpërit në vesh etj.
6. Mendohuni dy herë para se të flisni nëse jeni me nerva. Mos u përpiqni të flisni nëse jeni të mërzitur, thjesht heshtni ose qëndroni larg njëri-tjetrit. Dilni për pak çaste të merrni ajër dhe të qetësoheni, dhe kur të riktheheni sërish tek partneri do të shihni se mërzia ka mbetur pas dhe do të jeni gati të përkëdhelni dhe puthni njëri-tjetrin.
7. Mos përdorni sekretet e partnerit apo dobësitë e tij gjatë një zënke për të lënduar, apo edhe në një situatë të zakonshme. Ajo çfarë juve u duket e parëndësishme, idiote, mund të jetë diçka shumë serioze për partnerin tuaj. Merrni në konsideratë atë çfarë është e rëndësishme për njeriun e zemrës dhe mos e diskutoni atë me miqtë apo familjen tuaj. Një lidhje dashurore bazohet në besim dhe intimitet.
8. Mendoni së pari për partnerin tuaj. Nëse të dy e bëni këtë, atëherë të dy i keni dhënë një ndihmë të madhe lidhjes suaj. Thuaji “Po” partnerit sa më shumë të jetë e mundur, plotësojini atij edhe dëshirat më të vogla dhe mos e pengoni të shijojë aktivitete apo të tjera gjëra që i kanë dhuruar kënaqësi para se të lidheshit. Do të shihni se do të merrni të njëjtën kundërpërgjigje.
9. Respektoni partnerin tuaj. Mos e përgojoni atë me asnjëri. Kur flisni për të dashurin tuaj përdorni gjithmonë fjalë që tregojnë dashuri dhe respekt në radhë të parë.
10. Gjeni një mënyrë për t’u bashkuar të dy çdo ditë. Zbuloni çfarë u përshtatet dhe ndihmon me të vërtetë marrëdhënien tuaj. Hani jashtë bashkë, takohuni për të pirë çajin e pasdites, shtrihuni në krevat për të përkëdhelur njëri-tjetrin, bëni një shëtitje etj. Mund t’i alternoni gjërat dhe të thyeni rutinën. Mos harroni, sa më shumë të jepeni pas lidhjes suaj aq më e bukur bëhet ajo. Bëni dashurinë dhe romancën pjesë të ditës suaj.

Albania

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Tags:

Leave a comment

web analytics