Home » LifeStyle » Partneri ideal është i punësuar dhe kujdeset për familjen

Partneri ideal është i punësuar dhe kujdeset për familjen

HOB_4968wtmk_preview Partneri i punësuar i cili punon në vend me përgjegjësi më të vogël dhe përkujdeset për familjen dhe për fëmijët është partner ose partnere ideale për pjesën më të madhe të qytetarëve të Maqedonisë.

Sipas anketës së kompanisë GfK Shkup, ky prototip i partner-it/es në përgjithësi vlen për 38 për qind të qytetarëve të Maqedonisë.

Është interesante se partnerët e suksesshëm që janë të angazhuar në jetën publike ose politike dhe të cilët për fëmijët dhe familjet kujdesen me ndihmën e partnerit tjetër ose të dikujt tjetër fare nuk tërheqin qytetarët e Maqedonisë.

Lidhur me moshën, karakteristikat e partnerit ideal janë të ndryshueshme. Thuajse gjysma e personave më të rinj se 14 deri 18 vjeçe nuk kanë përgjigje ndaj vetive që duhet ta zbukurojnë partnerin ideal. Për një të tretën e pak më të moshuarve se 19 deri 24 vjeçe partneri ideal është ai që ndërton karrierën e vet, ndërsa për fëmijët dhe familjen përkujdeset bashkë me partnerin tjetër ose me ndonjë anëtar tjetër të familjes. Prej moshës 25-vjeçe e sipër vëmendja përqendrohet te partnerët e punësuar në pozicione më përgjegjësi më të vogël dhe kjo vlen për rreth 45 për qind të qytetarëve deri në moshën 50-vjeçe.

Dallime të vogla në definimin e partnerit ideal ekzistojnë midis popullatës mashkullore dhe femërore. Për 43 për qind të meshkujve partnerja ideale duhet të punojë në pozicione me më pak përgjegjësi dhe të ketë kohë të mjaftueshme për t`u përkujdesur për familjen dhe fëmijët. Kjo është karakteristika kryesore për 33 për qind të grave, por për 35 për prej tyre më adekuate është që partneri parësisht të jetë i përkushtuar ndaj familjes së tij.

Sipas rajoneve vlerësimi është shumë i ngjashëm me vlerësimin e përgjithshëm, me dallim drastik në Rajonin veriperëndimor, ku për 42 për qind të të anketuarve më të vlerësuar janë partnerët që parësisht i përkushtohen fëmijëve dhe familjes.

Për thuajse gjysmën e të anketuarve të punësuar partnerë idealë janë ata që punojnë në vende me më pak përgjegjësi, që u krijon hapësirë për përkujdesje personale për familjen dhe fëmijët. Pjesa më e madhe e të punësuarve, amviset dhe pensionistët duan partnerë që në vend të parë e vendosin familjen dhe fëmijët.

Anketa e zbatuar mbi kampion reprezentativ prej 1050 personave tregon se qytetarët e Maqedonisë e çmojnë lartë jetën e balancuar, me raport të mirë midis punës dhe familjes, ndërsa përparësi i jepet familjes dhe fëmijëve.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Tags:

Leave a comment

web analytics