Home » LifeStyle » Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë.

Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë.

life

Studimi: Njeriun e zemrës e zgjedhim sipas interesave gjinore. Dashuria, në plan të dytë. Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë. Ekspertët tregojnë se kjo lloj përzgjedhjeje është gjenetike dhe vjen që nga lashtësia. Njerëzit mund të pretendojnë se bukuria dhe paratë nuk janë gjithçka, kur zgjedh partnerin. Por, kur vjen puna për të zgjedhur “njeriun e zemrës”, meshkujt priren drejt së bukurës, ndërsa femrat zgjedhin pasurinë dhe sigurinë. Ky përfundim është arritur, në sajë të një studimi ndërkombëtar në Universitetin Indiana, ku shkencëtarët e njohjeve, Peter Tod dhe kolegët e tij nga Gjermania, Anglia dhe Skocia, kanë përdorur një sesion të takimeve mes çifteve në Gjermani, për të parë se ç’ndodh me atë që dëshirojnë njerëzit te partneri apo partnerja e tyre që zgjedhin. Tod, është shprehur në një komunikatë, se njerëzit mund të krenohen me veten se janë të zhvilluar, por shumica e tyre veprojnë si steorotipët të Neandertalit, kur vjen puna për të zgjedhur partnerin e tyre. Sipas tij, teoritë e evolucionit në psikologji sugjerojnë se mashkulli dhe femra duhet të shmangin dallimet e tipareve të tyre, edhe kur shihet se ç’zgjedhje bëhen për partnerin përkatës, aty gjenden provat. Studimi, i cili është publikuar në “Proceedings” të Akademisë Kombëtare të Shkencave, është bazuar në një sesion të lidhjeve të shpejta, në të cilin meshkujt dhe femrat zhvillojnë “mini-takime”, nga tri deri në pesë minuta, me rreth 30 persona të ndryshëm. Pas çdo takimi, meshkujt dhe femrat fusnin në një kuti nga një letër, në të cilën tregonin nëse dëshironin ta takonin sërish partnerin e mëparshëm. Përpara këtij sesioni, Tod gjithashtu u ka kërkuar 46 të rinjve të plotësonin pyetësorë rreth tyre dhe partnerit të tyre ideal; kjo sipas paraqitjes fizike, statusit financiar, shëndetit dhe cilësive prindërore. Ai ka treguar më pas se pjesëmarrësit në këtë sondazh kanë treguar se ata dëshironin të gjenin një person si vetja e tyre, një përgjigje kjo e pranueshme nga ana sociale. Por, sapo filloi sesioni, meshkujt janë dhënë më shumë pas femrave të bukura dhe femrat drejt meshkujve në gjendje të mirë financiare e të sigurt, duke treguar kështu se me këto standarde ata pasqyronin edhe veten. Meshkujt nuk kanë qenë ndonjë përvojë aq e këndshme sa femrat. Meshkujt, në moshë të mesme, dëshironin të shikonin sërish rreth 50 për qind të femrave, por për femrat, vetëm një e treta kanë dashur të shihnin partnerët e mëparshëm, për herë të dytë. Tod ka treguar gjithashtu se individët stërgjyshorë, të cilët i kanë bërë zgjedhjet e partnerëve të tyre në këtë mënyrë, me gratë që “tregtonin” aparencën e tyre për një mashkull me cilësi më të larta dhe me meshkujt që shikonin një femër tërheqëse që t’i pranonte ata, mund të ketë pasur avantazh evolucioni, në shumicën e pasardhësve të tyre të suksesshëm.

5 gabimet financiare, që bëjnë femrat e martuara. Ekspertët tregojnë pesë gabimet e zakonshme financiare që i bëjnë të gjitha gratë e martuara. Shoqëruar me to, ekspertët japin edhe disa këshilla se si t’i shmangni këto gabime.

1- Shpenzimi i tepërt. “Injoranca nuk është lumturi”, thotë Patricia Powell. Shpesh, femrat shpenzojnë më tepër sesa mund të fitojnë. Duke mos i përballuar dot vetë të gjitha shpenzimet dhe detyrimet financiare, femrat qëndrojnë nën përgjegjësinë e bashkëshortëve, duke u varur ekonomikisht nga ta. Powell tregon se ajo, gjatë kohës që ishte beqare, kishte punën dhe të ardhurat e saj. Por çdo gjë falimentoi pas martesës, kur u detyrua të paguante faturat e shtrenjta të veshjeve ekstravagante të bashkëshortit të saj. Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Të dy partnerët duhet të tregohen të kujdesshëm për anën e tyre ekonomike, duhet të takohen me agjentë sigurimi, planifikues financiarë dhe avokatë. Kështu, edhe femrat do të kujdesen për rrogën e tyre mujore, do të paraqiten në banka, dhe do të kenë kartat e tyre të kreditit.

2- Humbasin identitetin e tyre ekonomik. Kur Elizabeth Lundin, tani 33 vjeç, u martua para gjashtë vitesh, bashkëshorti i saj u tregua i gatshëm që të kujdesej ai për të ardhurat financiare të çiftit. Dhe ajo, e lumtur, pranoi. Kështu, të gjitha të ardhurat e tyre, edhe ato bankare, u bashkuan. Por, pas dy vitesh, kur çifti vendosi të divorcohej, Lundin mësoi se karta e kreditit të çiftit ishte në emrin e bashkëshortit të saj, ndërsa ajo ishte thjesht një përdoruese e autorizuar. Por, pas divorcit, ajo nuk mund të realizonte më tërheqjen e parave dhe, vetëm pas përpjekjeve të shumta, mundi të tërhiqte vetëm sasi të vogla të hollash.          Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistëve, femrat e martuara duhet të mbajnë llogari financiare më vete. Ata rekomandojnë që një çift duhet të ketë tri llogari bankare: të gruas, të burrit dhe të çiftit, duke i mbajtur të ardhurat në karta të veçanta krediti.

3- I largohen kujdesit të tyre vetjak. Numri i shtëpiakeve është rritur rreth 26 për qind, nga ai i dekadës së kaluar, tregojnë statistikat e realizuara. Gjatë kohës që këto femra qëndrojnë në shtëpi me fëmijët e tyre, ato e reduktojnë mundësinë për të lëvizur apo për të punuar. Edhe në momentin kur ato duan një punë, aftësitë e tyre kanë ngrirë. Kështu, ato humbasin pavarësinë e tyre ekonomike dhe sociale, duke qenë gjithnjë e më tepër të ndërvarura nga bashkëshorti i tyre. Zgjidhja: Ruajini aftësitë tuaja të freskëta. Edhe pse mund të jeni shtëpiake të përkohshme, kujdesuni për aftësitë tuaja krijuese dhe vepruese. Angazhohuni me gjithçka, lexoni, projektoni ide dhe, në momentin kur ju do të kërkoni ndonjë punë, do të keni mbledhur gjithë energjitë e nevojshme.

4- Nuk kujdesen për sigurimin tyre. Shumë gra nuk kujdesen për të siguruar pensionin e tyre. Femrat, për shkak të natyrës së tyre, kujdesen më tepër për të ardhmen e burrave të tyre sesa për të ardhmen e vet. Pjesa më e madhe e meshkujve kujdesen për figuracionin e tyre gjatë kohës që janë në punë, ndërsa femrat të ardhurat e tyre i shpenzojnë për gjëra të ndryshme. Zgjidhja: Investoni për të ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund të sjellë surpriza të ndryshme, kështu që është mirë të jeni të përgatitur edhe nga ana financiare. Siguracionet tuaja do t’ju nevojiten një ditë.

5- Pyesin për shtëpinë, gjatë divorcit. Kur gratë divorcohen nga bashkëshortët e tyre, ato kërkojnë domosdoshmërish kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Por, për ato gra që nuk kanë të ardhurat e tyre financiare, po ashtu, edhe shtëpia rezulton në emrin e burrit, ato gjenden në mes të katër rrugëve. Kështu që pronësia e shtëpisë bën pjesë në kërkesat e tyre primare. Zgjidhja: Pajtoni një këshillues financiar. Kur femrat janë pranë divorcit, ato shpesh kthehen në egoiste dhe duan të shënojnë sa më shumë pikë, duke përfituar nga divorci. Por e rëndësishme është që edhe gjatë martesës femrat të këshillohen me një financier. Vetëm në këtë mënyrë, ato mund të përfitojnë dhe të analizojnë prioritetet e tyre.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Tags:

Leave a comment

web analytics