Flokët e shkurtër do të jenë protagonistë të verës 2009. Për këtë arsye, parukierët më në zë të botës së modës kanë përgatitur prerjet që do të mbizotërojnë në kokat e femrave gjatë stinës së nxehtë. Tri modele flokësh të shkurtër do të bien në sy më së shumti këtë verë, që janë: prerja shkurt e ngjashme me meshkujt (garçon), prerja e shkurtër shumë femërore dhe e ëmbël si dhe prerja prej çapkëneje dhe shumë verore.
Prerje garçon
Kanë adoptuar një prerje prej mashkulli, shumë të shkurtër. Ky model është perfekt për ato që e kanë fytyrën ovale ose trekëndëshe. Evitojeni nëse e keni hundën të madhe ose fytyrën të rrumbullakët apo shumë të imët. Është një prerje flokësh me të cilën mund të luash, për një efekt rrok punoni majat me xhel, për një pamje të pakrehur, thajini flokët me tharëse, shpupurisini me gishta dhe lerini ashtu.
Prerje e shkurtër
Prerje e shkurtër shumë femërore dhe e ëmbël është modeli i dytë që sygjerojnë parukierët për verën 2009. Balluket janë të gjata dhe bien në një anë të fytyrës. Ky model i flokëve të shkurtër është perfekt për femrat që kanë ballë të lart, fytyrë ovale. Ndërsa ato që kanë fytyrë të gjatë, ose me majë duhet ta evitojnë këtë model. Prerja e shkurtër shumë femërore konsiderohet shumë sensuale, pasi thekson shikimin.
Prerje prej çapkëneje
Modeli i tretë për flokët e shkurtër veror është një prerje prej çapkëneje dhe shumë verore. I stiluar me vija laterale dhe balluke që zbresin pak a shumë të gjata në ballë, duke krijuar kështu një ndjenjë të këndshme lëvizjeje. Ky model është i thjesht dhe joshës në të njëjtën kohë, si dhe i përshtatshëm për të gjitha femrat.
Sondazhi, renditja e flokëve më seksi
Meshkujt parapëlqejnë flokët e gjatë dhe me onde. Sipas një sondazhi të zhvilluar së fundmi, meshkujt parapëlqejnë flokët e gjatë dhe me onde, ndërsa flokët e shkurtër nuk i duken aspak seksi. Onde të gjata: Sheril Kol (Cheryl Cole) dhe Keli Bruk (Kelly Brook) kanë flokët më seksi sipas sondazhit të fundit. Flokët e gjatë dhe të drejtë të Xhenifer Aniston janë renditur të dytët sipas sondazhit, ndërsa flokët e shkurtër të Rihanës dolën të tretët.
Flokët më seksi sipas sondazhit
Të gjatë dhe me onde (Sheril Kol, Keli Bruk)
Të gjatë dhe të drejtë (Xhenifer Aniston)
Të shkurtër (Kim Marsh, Rihana)
Gjatësi mesatare dhe të drejta (Xhenifer Aniston, Guineth Paltrou)
“Me gjemba” (Viktoria Bekam, Agnes Dein)
Prerje e gjatë (Shanel)
Prerje si “tas” (Keit Holms)
Gjatësi mesatare dhe kaçurrela (Helli Berri)
Flokët: Ja çfarë duhet të merrni në valixhe për në plazh
Për të qenë sa më në formë çdo mbrëmje gjatë pushimeve, ja një listë të atyre që ju duhet të merrni në valixhe për flokët.
Një krëhër të veçantë. Për flokë të rregullt është i nevojshëm, pasi shërben për t’i bërë flokët të buta si dhe për t’i ndarë ato.
Një balsam. Flokët e dendur dhe të rëndë nuk mund t’i nënshtroni pa një produkt të mirë që i bën të butë.
Aksesorë. Është koha të kthehen përsëri fashot e flokëve, fjongo të çdo lloj tipi apo modeli, për një pamje të freskët. Aksesorët transformojnë stilin tuaj në diçka të veçantë.
Krëhër të rrumbullakët. Trendi i verës është shkëlqimi. Për të pasur flokë të butë, një krëhër i rrumbullakët është ai që ju duhet.
Kapëse flokësh. Të gjitha madhësit duhet të jenë të pranishme në çantën tuaj të bukurisë. Pjesa më e madhe e flokëve duhen të ndahen në seksione për të punuar më mirë me to, për tharjen, për t’i drejtuar ose për t’i bërë me onde.
Difuzori i kaçurrelave. Shumë femra e kanë të vështirë të rregullojnë flokët me rrica, por një produkt i mirë mund t’ju ndihmojë për rregullimin e tyre.
Llaku. Mund të jetë miku më i mirë i flokëve tuaj gjatë pushimeve. Zgjidheni natyral, në mënyrë që të mos limitoj lëvizjen e flokëve.






