Home » ShowBiz » Festival femëror të filmit në Maqedoni

Festival femëror të filmit në Maqedoni

femfest Festivali i artit, muzikës, punëtori të bëra prej grave ose kushtuar gruas, Femfest, do të mbahet gjatë kësaj jave në Maqedoni.

Në kuadër të Femfest-it, i cili do të mbahet në Prilep dhe në Shkup, janë përfshirë edhe koncerte të bendeve femërore dhe të përziera nga Maqedonia, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Kroacia dhe Çekia.

Pjesa e paevitueshme e Femfest-it është përurimi i temave femërore të cilat shpesh janë injoruar në diskutimet publike, siç janë diskriminimi i grave në tregun e punës në Maqedoni, dhuna familjare, ideale dhe mite për bukurinë, disiplinimi i trupit femëror, gjendja e grave rome në Maqedoni dhe grave dhe teknologjisë.

Këto tema do të jenë të problematizuara dhe të prezantuara nga përfaqësues/et e sindikatës, Shoqatës së qytetarëve dhe aktivistë/te nga Maqedonia.

Femfest do ta përurojë duon elektronike çeke “My name is Ann” dhe duos akustike të Shkupit “Graham Young” në orënnn 19 para shitores për muzikë “Maximum RNR” (prapa stacionit të autobusave Kim) në Shkup.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Tags:

Leave a comment

web analytics