Partia Socialiste me Edi Ramën do të hape sot pasdite fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit. E konceptuar në formën e një spektakli, “festa e ndryshimit”, do të mbahet në Qytetin Studenti, atje ku 19 vjet më parë sipas organizatorëve, nisi endrra e cdo shqiptari për ta parë Shqipërinë si e gjithë Europa.
Mitingu i cili eshte parashikuar të mbahet ne orën 19:00, do të nisë me qytetarët, të cilet do te flasin te paret, per te përcjelle mesazhin e nevojës per ndryshim, që do të vijë me Partinë Socialiste pas zgjedhjeve. Pjesë e hapjes se fushates, do të jenë dhe kryetarët e koalcionit “Bashkimi për ndryshim”. Ata do të flasin para qytetarëve, për t’ia lënë më pas radhen liderit të opozitës Edi Rama. Mësohet, se fjala e tij do të jetë ndryshe nga sa jemi mësuar ta degjojmë deri më tani, por detajet e mesazhit te percjelle prej tij, mbahen sekret per te ruajtur keshtu kureshtjen deri ne mbajtjen e mitingut. Edhe pse sheshi, ku do të organizohet celja e fushatës është mbajtur gjithashtu larg vezhgimit të medias për të mos zbuluar surprizën skenike, mesohet, se një skenë e madhe me një super ekran, do të shoqërojë kryetarin Edi Rama në momentin kur do të këndojë së bashku me grupin West Side Family këngen himn te fushatës “Çohu”, kolona zanore e së cilës u bë publike pjeserisht kete të martë. Pjesë e festës do të jenë dhe 140 kandidatët për deputetete të Partisë Socialiste në 12 qarqet e vendit. Edhe pse eshte zgjedhur Qyteti Studenti, mitingu nuk do të presë vetëm te rinjte e universiteteve. Te gjithë qytetaret janë ftuar të behen pjesë e ketij eventi, ne nje spot televiziv te kryetarit Rama.
PD: “We can win the race”
Demokratet do te hapin fushaten elektorale te henen e 1 Qershorit. “We can win the race” (Ne mund ta fitojme garen), kenga e Modern Talking, eshte kolona zanore, qe do te shoqeroje fushaten elektorale te Aleances per Ndryshim drejt 28 qershorit. Por ndersa kundershtaret politike nisin zyrtarisht mitingun startues kete te enjte, jo me ne nje nga sheshet kryesore te Tiranes, por ne Qytetin Studenti, Lajla Pernaska, e ngarkuar per menaxhimin e fushates zgjedhore pikerisht ne kete zone, nuk e lidh eventin e socialisteve me simboliken qe percon qyteza, qe i parapriu levizjes per rrezimin e komunizimit. Pernaska eshte ne krye te 16 zyrave elektorale per zonen qe i eshte besuar te mbuloje. Ajo ka nisur aktivitetin per te garantuar mandatet e deputeteve, qe sipas saj do te ruajne vazhdimesine e demokrateve ne qeverisje. Forcat politike kane hyre keshtu ne zonen e nxehte, ate te fushates zyrtare, ku per nje muaj pritet t’i bien kryq e terthor Shqiperise, per te kerkuar voten e 28 qershorit.
Berisha sfidon Edi Ramen
Kryeministri Berisha nga zona e tij elektorale, Kavaja, akuzoi rivalin socialist Edi Rama se po u shmanget zgjedhjeve. Shefi i qeverise e cilesoi opoziten aktuale si te coroditur, per shkak te moskandimit te Rames ne zgjedhjet e ardhshme. Madje ai shkoi edhe me tej, duke shprehur gatishmerine per te ndryshuar edhe ligjin, vetem qe te perballet me Ramen ne zgjedhje. “Opozita është në pikën e saj më të çoroditur se kurrë ndonjëherë. Ajo po rend sot nëpër Shqipëri si njeriu pa kokë. Ndaj unë dua t’i bëj thirrje Edi Ramës: Lëshoje karrigen e Bashkisë së Tiranës, shko dhe regjistrohu si kandidat për deputet. Nëse ti do, mbledhim sërish parlamentin, ndryshojmë ligjin dhe dil në krye të garës elektorale, dil dhe priju anëtarëve dhe mbështetësve të tu, sepse kështu e do rregulli, kështu e do burrnia, kështu e do pluralizmi. Mos u fshih më pas karriges së Bashkisë sepse po turpëron vendin”, u shpreh Berisha. Me tej Berisha permendi arritjet e qeverise gjate ketyre viteve. Sipas tij Shqiperia renditet e dhjeta ne bote ne luften kunder korrupsionit dhe e dyta per klimen e mire ndaj biznesit.
Lajme tjera:
- Meta: Diplomacia shqiptare po intensifikon përpjekjet për njohjen e Kosovës
- Për shqiptarët në Maqedoni 8 shtatori, ditë e zakonshme
- Berisha me megaplane për 100-vjetorin e pavarësisë
- Myslimanët nesër e festojnë Fitër Bajramin
- Fajon apel BE-së: Të vendoset data e liberalizimit të vizave
- Kur do të pranohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE?
- BE-ja dhe Serbia “Lojë shtesë” për Rezolutën
- Shkup: Miratohen ndryshimet e Rregullores për punën e Kuvendit
- Konfirmohet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Katari
- Maqedonia, përfundimisht kundër Serbisë
