Paolo Maldini ka bërë debutimin e tij me skuadrën italiane të Milanit pak para se të shembej Muri i Berlinit, dhe në kohën kur formati i Champions League ishte thjesht një ëndërr. Pas 24 vjetësh që nga janari i 1985-ës kundër Udinezes, Maldini do të largohet nga futbolli duke marrë pjesë në ndeshjen e fundit të sezonit të këtij viti në serinë A, kundër Fiorentinës.
Ai ka thyer çdo rekord të mundshëm për paraqitjet e tij në fushën e gjelbër. Gjithsesi 40 vjecari i cili numëron ndër të tjera 7 tituj italianë dhe 5 kupa evropiane, nuk ia dedikon këtë vetëm kohës së gjatë në fushë por sepse sigurisht është një nga më të mirët. Edhe qëndrimi i tij për një kohë kaq të gjatë në të njëjtën skuadër futbolli është një rekord më vete që shumë pak futbollistë kanë arritur ta bëjnë.
Babai i tij Cezare Maldini e regjistroi atë te të rinjtë e Milanit, gjatë adoleshencës, dhe që atëherë ai nuk diti të shkëputej më. Lidhja e tij me Milanin është aq e fortë sa dhe djali i tij Kristian, po ndjek gjurmët e të atit duke u regjistruar në akademinë e Milanit.
Nga ana tjetër, duke lënë mënjanë trofetë dhe tifozët, Maldini ka dhe pengjet e tij. Ai u largua nga kombëtarja italiane në vitin 2002, pasi axurrët u mundën që në raundin e dytë nga Koreja e Jugut. Ai nuk ka fituar asnjë kupë me fanellën e kombëtares. Rekordin e tij për tetë finale në Champions League ai duhet ta ndajë me lojtarin e Real Madridit Francisko Gento. Ndeshja e sotme është vendimtare për Milanin në kuadër të kualifikimit për të marrë pjesë në sezonin e ardhshëm të Champions League dhe kjo nuk është mënyra që ai do të kishte dëshiruar të mbyllte karrierën si futbollist.
Nje javë më parë disa tifozë ultra mbanin parulla kritikuese ndaj tij në San Siro ku Milani humbi përballë Romës me rezultatin 3-2. Por pavarësisht kësaj dhe dëshirës së tij për të qëndruar pak larg fushës së gjelbër, duket e sigurt që Maldini do të qëndrojë ende të Milani për shumë vjet ende në një rol tjetër nga ai që jemi mësuar ta shohim.
Lajme tjera:
- Amerika – E premte, pasdite!
- Ibrahimoviç, lojtari më i paguar i Serisë A
- Ksavi: Asnjëhere nuk e kam synuar “Topin e artë”
- Defo dy muaj larg fushave
- Kapello: Tërhiqem pas “Euro 2012”
- Real Madrid rrit profitin për 8.6%
- Morati: Kaka në Inter, ide e mirë
- 100 ditët e Murinjos
- Kualifikimet për Euro 2012, fitojnë favoritët – VIDEO
- Ançeloti: “Respekt për Murinjon, por kurrë miq”
