Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, ka deklaruar që gjatë ndalesës që i kanë bërë policët maqedonas, atij t’i kenë preferuar që më të mos e vizitoj shtetin e Maqedonisë. Megjithëkëtë, Kurti thotë që gjatë ditës së nesërme ai përsëri do të udhëtoj për shtetin fqinj. Ai është ndaluar nga policia kufitare maqedonase në pikën kufitare të Hanit të Elezit, dje, rreth orës 19 e 30 minuta dhe është liruar në mesnatë. Lideri i “Vetëvendosje”-s iu ka nënshtruar marrjes në pyetje nga 3 inspektorë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Ivo Kotevski. I kontaktuar nëpërmjet telefonit nga Kohavisioni, Kotevski, ka thënë se Kurti është ndaluar me qëllim të marrjes në pyetje nga policia për disa çështje që policia maqedonase i ka konsideruar të vlefshme. Ai ka thënë se bazuar në ligjin maqedonas, një person mund të mbahet i ndalur nga policia 24 orë dhe këtë e ka quajtur punë rutinore të policisë.
Home » Lajme Vendore » Kurti: Qëllimi i ndalimit në Bllacë kishte mesazh kërcënues







Sigurisht qe Albini perben rrezik per sllavo maqedonet, se ai nuk eshte si perfaqesuesit tane ne Maqedoni qe mashtrohen me nje koske qe u hedh Gruevski.