Psikologët: Lekët, baza e tensioneve dhe anktheve që bien mbi çiftin kur martohen apo bashkëjetojnë. Shpesh, me paratë sillemi në mënyrë të paarsyeshme, por ka nga ata që i grumbullojnë, ndërsa të tjerë që i shpenzojnë pa iu dridhur dora. Psikologët po përpiqen të kuptojnë arsyen.
Para të holla, monedha, qindarka. Këto janë fjalët që kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në mendjen e njeriut. Provoni të mendoni për fuqinë e tyre. Thjesht fakti që i sjellim ndër mend na bën të ndihemi më të sigurt dhe më pak të gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Madje, jo vetëm kaq: të kesh në dorë para të kalon jo vetëm stresi, por edhe çdo dhembje trupore. Këto fenomene duken edhe më të çuditshme kur mendojmë për funksionin që ato kryejnë. Për ekonomistët, paratë janë një mjet shkëmbimi që e bëjnë më të dobishme jetën ekonomike; ashtu si sëpata që pret drutë, edhe paratë na nevojiten për të përmbushur çdo nevojë. Por kur ato fillojnë të menaxhohen, hyjnë në lojë ndjenjat dhe gjendja shpirtërore, “fenomene” që askush nuk mund t’i shmangë. Entuziazëm, stres, zili: pse nuk arrijmë “të përballemi” me paratë në mënyrë e duhur?
Raporti ynë me to ka shumë “fytyra”. Disa persona duket se krijojnë varësi nga fitimet, ka të tjerë që harxhojnë pa fund dhe nuk arrijnë të vënë asnjë qindarkë mënjanë. Kështu, dalëngadalë po fillojmë të kuptojmë se në ç’mënyrë paratë ndikojnë te ne. Disa studime theksojnë se dëshira për të pasur sa më shumë para është e lidhur me oreksin. Të kesh mënjanë rezerva, do të thotë që të mos privohesh para asgjëje. Pra, paratë janë sinonim i prestigjit shoqëror.
Vlera e parave
Edhe si një mjet i thjeshtë shkëmbimi, paratë mund të marrin forma të ndryshme. Dikur përdoreshin monedhat e arit, ndërsa sot kartëmonedhat. Vlera e 100 eurove na bën të mendojmë se sa shishe birrë ose benzinë mund të blejmë, asgjë më shumë. Personalitete të ndryshme në vend që t’i trajtojmë si një mjet, të cilin mund ta kontrollojmë me një llogaritje të thjeshtë matematikore. Le të lejojmë që paratë të depërtojnë në mendjen tonë dhe të prekin pjesët emocionale të trurit. Për të kuptuar se si paratë ndikojnë në sjelljen tonë, disa shkencëtarë vendosën të përdorin metodat e antropologëve evolucionistë. Sipas një studiuesi nga Instituti Teknologjik i Masaçutes, shoqëria moderne na paraqet dy rregulla sjelljeje të ndryshme. Fillimisht, janë normat shoqërore “të nxehta dhe konfuze”, që favorizojnë raportet që zgjasin, besimin dhe bashkëpunimin. Më pas vijnë normat e tregut, që bazohen te pushteti e paratë dhe i shtyjnë njerëzit të vënë në vend të parë interesat e tyre. Shkëmbimet ekonomike janë pjesë e historisë së njerëzimit, por ka gjasa që të parët tanë të kenë zhvilluar një aftësi instinktive për të zgjedhur mes situatave të përshtatshme ndaj normave shoqërore dhe rregullave të tregut; kjo mund të ketë ndodhur para shpikjes së parave. Por nuk duhet të shqetësoheni, sepse secili prej nesh mund ta bëjë këtë ndarje, falë eksperiencës. Megjithatë, sido që të jetë, duket se njerëzit i njohin menjëherë fillimet që të çojnë te rregullat e tregut. Disa eksperimente tregojnë se edhe një kontakt i shkurtër me konceptet e lidhura me paratë na shtyn të ndryshojmë sjellje, duke menduar dhe vepruar në mënyrë të orientuar nga tregu. “Paratë na bëjnë të ndihemi të kompletuar, na shtyjnë të arrijmë objektivat personale dhe të shkëputemi nga të tjerët. Një mekanizëm i vlefshëm për të mbijetuar, por që bie ndesh me anën tonë shoqërore”, thotë studiuesi. Sipas tij, për të zgjedhur se cilat norma duhen përdorur në një situatë të caktuar, ndikon në mënyrë vendimtare sjellja jonë. “Derisa normat shoqërore dhe ato të tregut veprojnë mbi dy vija të ndara, gjithçka funksionon mirë. Por, sapo ato hyjnë në kontakt me njëra-tjetrën, atëherë fillojnë telashet.” Problemi është që të gjendet ekuilibri i duhur mes këtyre dy sjelljeve mendore. Shumë studime psikologjike konfirmojnë se ne përpiqemi të balancojmë të ashtuquajturat “synime të jashtme” (siç janë pasuria, fama dhe imazhi) dhe “synime të brendshme” (si kërkimi dhe kujdesi për një marrëdhënie të fortë dashurie). Personat që përqendrohen më shumë te rasti i parë nuk arrijnë pikë të larta në problemet e shëndetit mendor (pra, ai që tërhiqet shumë nga paratë ka gjasa që ta shohë martesën e tij të mbyllet me një divorc). Përmes një studimi, është konfirmuar se administrimi i parave mund të ulë shqetësimin e provokuar nga përjashtimi shoqëror dhe të pakësojë dhembjen fizike të shkaktuar nga uji i bollshëm. “Mesa duket, paratë, si burim shoqëror, kanë një fuqi të fortë simbolike. I lejojnë njerëzit t’i alternojnë skemat shoqërore. U japin atë që duan, pavarësisht faktit nëse vlerësohen ose jo.” Dy psikologë të tjerë janë të bindur se paratë veprojnë në mendjen tonë si droga: provokojnë varësi dhe na bëjmë që të punojmë shumë dhe të shpenzojmë pafund. Natyrisht që paratë nuk depërtojnë fizikisht në trurin e njeriut. Mund të funksionojë pak a shumë si një revistë pornografike, që ngjall eksitim pa dhënë stimuj biokimikë ose fiziologjikë, por vepron përmes trurit dhe gjendjes emocionale. Këtë varësi e kanë konfirmuar teknikat që bëjnë të mundur shfaqjen e aktivitetit të trurit Paratë
Sa të rëndësishme janë në një lidhje?
Studimet e fundit kanë treguar se motivet më të shpeshta për t’u grindur në marrëdhënien në çift janë paratë. Paratë sjellin lumturinë në çift, është e vërtetë. Por është e vërtet që shpesh është edhe baza e tensioneve dhe anktheve që bien mbi çiftin. Çështja e parave, para se të martohemi apo bashkëjetojmë është një diskutim që duhet bërë ballë. Shumë çifte e evitojnë këtë debat deri në momentin kur nuk ia dalin dot, dhe pasoja më pas është divorci. Ka dhe shumë situata të tjera, ku një raport i gabuar me paratë influencon dhe prish një lidhje. Mjafton të mendosh se meshkujt kanë nevojë për pushtet dhe para, për të kontrolluar jetën; të njëjtën gjë bëjnë edhe me gratë apo me të dashurat. Ka femra të cilat nuk mund të rrinë kurrë me një burrë që nuk i siguron një nivel të lartë jetese. Kjo lloj sjellje lind zakonisht nga pasiguria dhe nevoja për të blerë, si dhe të tregojë pasurinë për të siguruar një rol në shoqëri.






