Home » Argëtim » I ftonte të dashurat në darkë i braktiste para faturës

I ftonte të dashurat në darkë i braktiste para faturës

restaurant Policia në Rumani ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili i ftonte gratë në restorante të shtrenjta dhe më pas largohej, duke ia lënë atyre faturën e ushqimit. Policia thotë se “Romeo” simpatik, George Hodoroaba,

e kishte përsëritur këtë veprim me qindra herë në qytetin Suceava, në Rumaninë lindore. Ai më në fund u arrestuar kur të zotët e restorantit i morën foto. Deri tani pesë gra janë ankuar kundër djaloshit të veshur mirë, i cili i afrohej në bare dhe klube dhe i ftonte për “një darkë romantike”. Ai ishte bujar me ushqimin, duke i lënë vajzat të zgjidhnin vetë më të shtrenjtin. I riu ftonte miqtë për darkë, por para pak çastit të pagesës ai largohej.

Lajme tjera:


Tags:

Leave a comment

web analytics