Home » Lajme nga Bota » Dasmë e përgjakshme në Turqi, 44 të vrarë

Dasmë e përgjakshme në Turqi, 44 të vrarë

dasma Së paku 44 persona janë vrarë, ndërsa 17 janë plagosur gjatë sulmit të kryer mbrëmë mbi të pranishmit në dasmë në Turqinë juglindore, lajmëruan autoritetet lokale. Guvernatori i provincës Mardin, Ahmet Ozen, deklaroi se sulmues të maskuar të armatosur me pushka automatike dhe bomba kanë depërtuar në një shtëpi në fshatin Sultankoj, 20 kilometra nga Mardini dhe kanë filluar të shtiejnë mbi dasmorët.

Mediumet turke lajmërojnë se fshati Sultankoj, viteve të fundit ka qenë bastion i përleshjeve të përgjakshme të dy klaneve rivale, ndërsa agjencia Anadolia, lajmëroi se në dasmën tragjike po martohej vajza e prijësit të fshatit.

Përleshjet e armatosura midis pjesëtarëve të klaneve rivale janë të shpeshta në Turqinë juglindore, por megjithatë incidentet si ai në Sultankoj janë shumë të rralla.

Incidentet paraqesin problem të madh edhe për Qeverinë nacionale e cila po tenton ta zvogëlojë tensionin në këtë pjesë të vendit, në të cilën gjendet edhe njëra prej vatrave të kryengritësve kurdë.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Tags:

Leave a comment

web analytics