Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, nëpërmjet një letre drejtuar Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Lulzim Basha, fton qeverinë shqiptare të aderojë në Traktatin e Atlantikut të Veriut. Në letrën drejtuar Ministrit Basha, Scheffer, ndër të tjera, shkruan se të gjitha Palët në Traktatin e Atlantikut të Veriut kanë notifikuar pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ratifikimin e Protokolleve të Aderimit të Shqipërisë dhe të Kroacisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut, nënshkruar në Bruksel më 9 Korrik 2008 dhe rrjedhimisht, protokollet kanë hyrë në fuqi. “Jam veçanërisht i nderuar ti komunikoj qeverisë së Shqipërisë ftesën për të aderuar në Traktatin e Atlantikut të Veriut në përputhje me nenin 10 të saj, Shqipëria do të bëhet palë në këtë traktat ditën e depozitimit të instrumentit të saj të aderimit pranë qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës” thekson Scheffer. Në vijim të letrës së Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer, Ministri i Jashtëm, Basha, ka udhëzuar Ambasadorin e Shqipërisë në Uashington, të depozitojë instrumentin e ratifikimit të Aderimit të Shqipërisë në Traktatin e Atlantikut të Veriut në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Depozitimi i instrumenteve të ratifikimit do të kryhet nesër, dt. 1 Prill 2009, në një ceremoni të përbashkët të Ambasadorëve shqiptar dhe kroat në Uashington. Shqipëria dhe Kroacia u ftuan për të aderuar në NATO në Samitin e një viti më parë në Bukuresht. Protokollet e anëtarësimit u nënshkruan nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO- s në korrik të vitit 2008 dhe në një kohë rekord në historinë e Aleancës ato u ratifikuan nga Parlamentet e 26 vendeve anëtare të saj, çka bëri të mundur ftesën zyrtare të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO. Kështu, në Samitin e Strasburg/Kehl, Shqipëria merr pjesë si anëtare e Aleancës politike dhe ushtarake më të fuqishme që ka njohur historia, duke siguruar të ardhmen, lirinë dhe zhvillimin e saj të mëtejshëm ekonomiko-shoqëror.
Lajme tjera:
- Pezullohet plani për ‘djegien e Kuranit’
- Irani ndërton objekt të fshehtë bërthamor
- ( E plotësuar ) AP-ja miraton rezolutën për Kosovën
- Kapet shqiptari, vrau 11 vetë në Athinë
- Pakistan: 15 të vrarë nga sulme me avionë të telekomanduar
- Serbia dërgon në OKB rezolutë të re për Kosovën
- Klinton dënon planet për djegien e Kuranit
- Serbia përkulet para BE-së
- Vetëvrasjet dhe depresioni i kushtuan për 1 vit Japonisë 32 miliardë dollarë
- Putin kandidohet për president në vitin 2012

PERFEKTE, TANI JEMI PJESE E VLERAVE.