Home » Lajme Vendore » Rufi Osmani merr përkrahje nga ish-ushtarët e Ali Ahmetit

Rufi Osmani merr përkrahje nga ish-ushtarët e Ali Ahmetit

rufi Ish ushtaret e Ushtrise Çlirimtare Kombetare te Maqedonise e udhehequr nga Ali Ahmeti sot nepermjet nje komunikate per mediumet kane theksuar se rreshtohen pas kandidatures se pavarur per prefekt te Gostivarit , Prof.Dr Rufi Osmanit. Me poshte botojme ne teresi letren e ish ushtareve te UÇK-se.

- Duke marrë parasysh situatën e krijuar në komunën e Gostivarit pas vendimit të shumëpritur të rikthimit në skenën politike të profesorit Rufi Osmani dhe kandidimit për kryetar të komunës së Gostivarit,

- Duke vlerësuar lartë rolin e tij të hershëm dhe të pakontestueshëm për reprezentimin më të fuqishëm të vullnetit të shqiptarëve të Maqedonisë, në lidhje me statusin e tyre në këtë vend,

- Duke vlerësuar respektin dhe përkrahjen e tij që i bëri në të gjitha mënyrat e mundshme, si dhe përmes punës shkencore dhe publicistike kryengritjes shqiptare të vitit 2001 në Maqedoni,

- Të irrituar tejmase nga lojrat shumë të ulta politike të partive shqiptare, përmes koalicionimeve jo të natyrshme dhe garës së turpshme, për të qenë me çdo kusht pjesë e pushtetit,

- Të dëshprëuar dhe të revoltuar me faktin se Nevzat Bejta duke e pritur me lule në sheshin e Gostivarit kryetarin aktual të Maqedonisë, në shkurt të vitit 2006 rehabilitoi fajtorin në vendin e krimit,

- Të përbuzur nga uzurpimi i meritave të ish ushtarëve të UÇK-së nga Gostivari me rrethinë nga ana e Nevzat Bejtës, me futjen në dorë në mënyrë jotransparente dhe jodemokratike të pozitave që i shfrytëzon pas vitit 2001 e këndej,

- Të ofenduar skajshmërisht nga keqpërdorimi i epopesë së lavdishme të ish UÇK-së për përfitime politike në këto zgjedhje lokale,

- Të revoltuar me mënyrën despotike të udhëheqjes së komunës së Gostivarit nga Nevzat Bejta me klanet e tij nepotike, që i prijnë biznesit të zi dhe krimit urbanistik,

- Të indinjuar thellë nga presioni i madh dhe kërcniëmet që përjetojnë qytetarët e Gostivarit nga aktivistët e Nevzat Bejtës, me ushtrimin e dhunës ndaj të drejtave elementare, si shprehjes së mendimit të lirë dhe bindjes politike,

- Duke u bazuar në faktin që në komunën e Gostivarit tani më po ndodh fenomeni i degradimit të votës shqiptare me pazarllëqet që përmes votës joshqiptare të përmbyset vullneti i elektoratit shqiptar, i cili më 22 Mars në mënyrën më demokratike deri më tani, ishte në mbështetje të plotë të profesorit Rufi Osmani,

- Duke u bazuar në këtë vullnet të lirë të qytetarëve të Gostivarit që në mandatin e ardhshëm të kemi qeverisje lokale demokratike dhe transparente, që do të hap perspektiva të reja për të gjithë qytetarët,

Ne, ish luftëtarët e vitit 2001 nga komuna e Gostivarit me rrethinë, lëshojmë për opinion këtë:

K O M U N I K A T Ë

Ne ish ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga Komuna e Gostivarit përmes nënshkrimeve tona që shprehin vullnetin tonë të lirë, me respekt dhe bindje të plotë e mbështesim kandidaturën e profesorit Rufi Osmani për kryetar komune, duke u apeluar njëherit të gjithë qytetarëve të Gostivarit me rrethinë, që përmes votës së tyre të dëshmojnë pjekuri politike e kombëtare dhe me këtë të mundësojmë parandalimin e degradimit dhe përbuzjes së vullnetit të shqiptarëve të Gostivarit, por edhe më gjërë.

Gostivari mbart me vete historinë e dhembjes dhe krenarisë, sakrificës dhe rezistencës heroike në mbrojtje të interesit kombëtar, andaj bëhuni pjesë e kësaj historie duke votuar ndryshimet, me në krye profesorin Rufi Osmani.

nenshkrime-mini

Lajme tjera:


2 Responses to " Rufi Osmani merr përkrahje nga ish-ushtarët e Ali Ahmetit "

  1. Nimaj thotë:

    Gjest shume i mire dhe me vend i UCK-se,ju lumte trima,ju e dini me mire se cka eshte dhimbja,cka eshte durimi e sakrifica se sa te tjeret qe inkuadroheshin ne menyre satelite ne Shipkovic,jo per lufte,sa per tu be karierist,e despot i Gostivarit,sa per tu inkriminuar ne urbanizem,e ne cdo segment tjeter te jetes dhe shoqerise ne qytetin tone.Ju te nderuar luftetar,jeni ato qe nuk shkilni lehte mbi gjakun e deshmoreve,pa mare parasyshe se ne cilen kohe e vend rane ato per te mos vdekur kure,Ju jeni Ata qe cani cdohere stuhite me ballin larte pa ju perkulur askujt.Ju jeni ata qe reagoni ndaj cdo perbuzje,neglizhence,ignorimi dhe shtypjeje qe i behet popullit tuaj te dashur,pa ju dhimbsur as jeta.Ju ushtare te nderuar,gjithmon me shpirte e zemer thoni: I DASHUR ESHTE ATEDHEU, E SHTRENJTE ESHTE LIRIA, dhe te dyja keto nuk shiten,nuk behet kompromis me to. Percarja e faktorit politik shqiptar ne IRJM-se solli deri aty punet sa qe te behen pzarlleqe te pista mbi fatin e kombit tone.Kjo na shqeteson te gjitheve,por edhe juve te nderuar. Te gjitha partite politike shqiptare te ne,kane humbur simpatine nga cdo ish votues te tyre,po ashtu edhe partia qe mer pjese ne qeveri, i ka sjell punet deri aty,si qe thote populli,”ia ka nxjer bojen”,tani me ajo ka legalitetin ne qeveri,por ka humbur legjimitetin ne popullin e vet. Une gjithemon kam ditur nje te fshehte,nga e cila kam qene kurioz dhe optimist se: NESE HESHTIN DESHMORET,NUK HESHTIN DOT SHOKET E TYRE,dhe ju uroje nga zemra fat,shendet dhe suksese te medhaja. BALLELARTE DREJT FITORES ; ESHTE KOHA PER NDRYSHIME VOTO (1) ZVICER 31 Mars 2009.

  2. Ushtaret e UCKC, skane qene te Ali Ahmetit dhe as qe do te jene ndonjehere. Ushtaret kane qene dhe jane te popullit shqiptar. Edhe tani eshte mire qe perkrahin Rufi Osmanin, por dijeni se ata nuk jane edhe te Rufi Osmanit. Prandaj gazete e nderuar beni lajme te mirefillta jo me klecka politike.

Leave a comment

web analytics