Home » Opinione » Propaganda politike e „ANALISTIT“

Propaganda politike e „ANALISTIT“

skenderbeu_shkup1 Nga Blerim Husejni

Në Maqedoni mungon debati në mes politikanëve ,analistëve politikë dhe qytetarëve.Nese bëhet një krahasim me Shqipërine ku debatet janë të perditshme mes shoqerisë civile dhe politikaneve do të verejmë se Maqedonia ngec shumë ne kete drejtim.

Vazhdohet akoma edhe pas 18 vite pluralizmi cdo mendim ndryshe i thënë me automatizëm të të rreshton në anën e armiqëve apo si përkrahës i „partive rivale politike“. Si rezultat i kësaj mbylleje nuk mund dot të vinë në pah njerëz të ri të cilët mendojn ndryshe dhe kan qasje te ndryshme ndaj fenomeneve që ndodhin në shoqëri dhe që janë te pregaditur që ne cdo kohe te debatojn me politikbërësit në Maqedoni. Prandaj shpesh herë favorizohen disa analistë të cilët haptazi shprehin perkrahjen dhe simpatinë për struktura te caktuara politike.Të tillët shkruajnë dhe flasin vetëm atëherë kur nga ta kërkon ndonjë lider politik apo kur preken interesat personale të tyre edhe pse të tllët në opinion paraqiten nën sigmën „të pavarur“.

Në veçanti të tillët bëhen të zëshëm në kohën e fushatës parazgjedhore siç ishte rasti i Kim Mehmetit tre ditë para zgjedhjeve ne cilësin e analistit „të pavarur“në mënyre të shkëlqyeshme dhe më mirë se vet BDI bëri propagandën politike për ta. Po të bejmë një vështrim do të vërejmë se disa nga këta analistë ishin aq të zëshëm kundra qeverise së kaluar kur ajo përbëhej nga Vmro-Pdsh dhe kritikonin jo qeverinë ne tërësi apo projektet dhe vendimet qe sillte , por faktin e thjeshtë pse në kete qeveri nuk merte pjese partia tjeter shqiptare si parti qe kishte më teper vota te elektoratit ani pse dihej se në cfarë mënyre ishin fituar ato vota. Tani qe partner në qeverisje i Vmro-së eshte partia tjetër shqiptare si parti „fituese“ misioni i të tllëve analista duket si i përfunduar edhe pse pikërisht tani kur kishte shum cka për të shkruar dhe kritikuar duke patur parasysh se kjo qeveri në mënyre permanente po na servon projekte dhe ligje tërësisht diskrimunese dhe antishqiptare si në fushën e kultures ,arsimit ,ligjin racist për stimulim të natalitetit vetem tek maqedonasit ,apo ligjin per përdorim zyrtarë të gjuhes shqipe ku partia shqiptare bën kompromise te palejueshme dhe nencmuese per popullin shqiptarë dhe të mos flasim për aksionet policore që kjo qeveri ka ndërmar kundra familjeve të tëra shqiptare . Sipas Mehmetit e vetmja parti politike shqiptare në Maqedoni që paska koncept politik qenka BDI por cuditërisht me asgjë nuk e argumentoi këtë tezë të tijën sepse pikërisht këtu dalin kontradiktat. Konceptin politik qe paska kjo parti e bazon : -në çlirimin kombëtarë -UCK; – bashkimi i trojeve shqiptare ; -integrimin e shqiptareve ne shoqërin maqedonase.; Për dy konceptet e para e dim shumë mire se ishin mënyra më e mire për të ardhur në pushtet një garnitur e caktuar politike ,dhe këtë për mrekulli e bën strukturat e BDI duke thirur të rinjtë shqiptarë në luftë për një mision aq te madh dhe fisnik dhe më vonë e gjithë kjo të ishte vetëm një manipulim dhe mjet për të arritur pushtetin edhe pse në emër të ketij ideali u derdh gjakë dhe mbeten shumë jetima dhe invalida lufte e te mos flasim për shkatrimin e pasurive te shqiptareve. Sa i përket variantit të tretë integrimin ne kuader të shoqëris maqedonase nuk pat nevojë fare të bëhet luftë dhe të formohen parti politike shqiptare sepse këtë më së lehti mund ta arijmë në kuader të vet partive maqedonase. Askush nuk e pyeti z.Mehmetin se kush do të fitoje në Cair ,Saraj apo diku tjeter dhe realisht askush apriori nuk mund të jep pergjigje përveç votuesve shqiptarë dhe nuk eshte detyrë e analistit të merret me këtë punë ,ndërkaq i njejti u përgjigj sikur të ishte shef i shtabit zgjedhor te BDI apo nëse paraprakisht eshtë i informuar nga shërbimet qe rregullojnë zgjedhjet dhe akoma pa nisur votimet dihen fituesit. Se paku deri më tani nuk kemi degjuar apo lexuar ndonje analizë të mirëfilltë nga kreret e BDI se si ata e shohin të ardhmen e Maqedonisë ,se si do të duhej shqiptarët te veprojn në këtë shtet etj.etj.,përkundrazi deshtimet e tyre të njejtet i paraqesin para shqiptareve si fitore. Prandaj formohet bindja ne opinion se shqiptaret me vetedije me lehtë i pranojnë gënjeshtrat dhe premtimet boshe se sa të vërtetën, sikur ne deshirojmë të jemi të gënjyer. A ka gënjeshtra më të medhaja dhe paftyresi me te madhe se sa edhe pas 7 viteve të organizohen tubime në shenjë përkujtimi për dëshmorët e luftës të mbahen fjalime patriotike dhe të lexohet poezi per ta po nga të njëjtët deputet ,ministra e funksionarë partiak ndërkaq familjet e ketyre dëshmorëve nuk kanë asnjë përkujdesje instuticionale por mbijetojnë falë lëmoshës qe japin qytetarët e thjeshtë.

Cila qenka ajo vepër kombëtare e BDI qe e paska impresionuar z. Mehmetin? Ai si njeri i letrave te jap një pergjigje lapidari i Skenderbeut i vendosur ne Shkup per 4 vite qeverisje te BDI qenka më i rëndësishëm apo Instituti për trashigimi kulturore historike te shqiptareve i themeluar po ne Shkup brenda nje vit qeverisje te Pdsh-së. Edhe pse lapidari i Skenderbeut u vendos pa leje dhe sërisht legalizimin duhej ta bente Pdsh-ja. A kanë patur diskriminim me te madh shqiptaret ne fushen e kultures se gjatë ketijë mandati qeverises te BDI-së .Te gjithë ata shqiptare te punesuar në kuader te ministris së kultures dhe ministrise se financave janë përjashtuar nga puna ata te paktet që kanë ngelur jan degraduar ne pozicione më të ulëta ,buxheti për kulturen shqiptare eshte qesharak, për cdo ditë kemi reagime të shfaqur nga njerëzit e kultures ,botuesëve shqiptare etj.Qëllimisht përmenda vetëm këtë aspekt te diskriminit qe u behet shqiptareve duke konsideruar se Z.Mehemeti edhe vet bën pjesë me veprimtarinë e tij në sferën e kulturës dhe për habi deri më tani as edhe më të voglin reagim nga ana e tij për këtë nençmim që i bëhet kultures shqiptare. Një analisti të pavarur të tipit të Kim Mehmetit i cili veten e konsideron si pjesëtarë të ajkës së intelektualëve të pavarur te shqiptarëve të Maqedonisë nuk i takon të jep vlersime të pa argumetuara ,paushalle ,nuk i ka hije të bëj akuza dhe ofendime të nivelit aq të ulët dhe aq më pak të paraqitet i njëanshëm .Do të ishte krejt në rregull sikur vlersimet ti jepte ne cilësin e kuadrit të BDI-së apo të një ish funksionari të kësaj partie pasi qe z.Mehmeti ka qene zv.drejtor i RTVM i emëruar nga BDI.,dhe si tillë ka të drejt legjitime të bëj propagandë politike por asesi nuk duhet të fshihet pas sigmes si „analist i pavarur“ . Të thuhet se rejtingu i VMRO-s është rritur për shkak se më 2006 për partner në bashkëqeverisje zgjodhi Pdsh-ën e jo partinë fituese shqiptare është një tezë qesharake dhe e palogjikshme sepse parashtohet pyetja pse tani VMRO e ka akoma më të madh rejtingun edhe pse për partner ne qeveri ka partin shqiptare fituese BDI ? Cdo kush qe ndjek zhvillimet politike në Maqedoni e ka të qarte se rejtingu i VMRO-së shënon ngritje në saj të politikës nacionaliste që ndjek kryeminstri Gruevski në raport me kontestin me Greqin ,e cila politikë solli deri aty sa qe Maqedonia humbi shansin për antarsim në NATO edhe pse ishte në prag të nënshkrimit të marveshjes për anëtarsim . Ky veprim i ti u përkrah nga popullata maqedonase pasi qe çeshtja e identitetit eshte shumë e ndjeshme për ta.

Sot Kimi dhe analistet e tjerë të „pavarur „ duhet ti shtrojnë pyetje liderit të BDI-së cka u be dhe ku mbeti marrëveshja e ashtuquajtur e Marsit të arritur në mes ti dhe kryeministrit Gruevski të cilën marëveshje që atëherë e mohonte vet Gruevski ,a thua vallë pse ajo marveshje nuk u bë pjese e programit qeverises 4 vjecar të kësaj qeverie? Në të njejten mënyrë lideri i BDI veproi edhe tani në prag të fushatës parazgjedhore duke deklaruar se ka arritur marveshje me Gruevskin qe tani të përkarah kandidatin e tyre për president nderkaq më 2014 te ndodh e kunderta të mbeshtetet kandidati shqiptare per president njejtë si ateher edhe tani u mohua kjo nga ana e Gruevskit sa qe shkoi deri aty saqe te deklarojë se asnjeherë nuk do te perkrahet kandidat per president shqiptare nga ana e ti. Kjo flet për një politik skajshmërisht jo serioze dhe për një manipulim të madh që u behet shqiptarve me kësi lloj deklaratash pa bartur aspak përgjegjesi për fjalën publike të thënë. Fjalimet e pretendetëve për kryetare komunash në fushatën parazgjedhore u ngjajnin skenave komike ,pa vizon pa projekte konkrete por vetem me cdo kusht të jenë sa më të pershtatshem për liderin e tyre dhe fare pak rendesi ka elektorati qe voton kjo ndodh sepse nëpër komunat shqiptare u kandiduan njerez pa kurfar kriteresh profesionale dhe intelektuale por vetem në saj të meritokracisë. A mundet vallë shqiptarët të presin ndryshime cilësore në të ardhmen me këtë kuader të zgjedhur tani ?

Shënim:
Artikujt e botuar në gazetën elektronike Shqipmedia nuk shprehin çdoherë mendimet e redaksisë tonë. Rubrika Opinion është e hapur për analistët dhe lexuesit dhe të njëjtat mund ti dërgoni me anë të postës elektronike:
www.shqipmedia.com/kontakt

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

Leave a comment

web analytics