Home » Opinione » Kufiri, globalizimi dhe funksionaliteti i shteteve

Kufiri, globalizimi dhe funksionaliteti i shteteve

besir-bajrami Besir Bajrami – Shqipmedia
Kufiri, globalizimi dhe funksionaliteti i shteteve (etnike apo multietnike)
Duke lënë me një anë historinë e hershme ose primitive të njeriut që është e stërmbushur me luftëra dhe konflikte, do të mundohem të elaborojë “rendin botëror” në kohërat më moderne, ndikimin e tij në trojet e ish-Jugosllavisë dhe në mënyre instiktive e me inercion,

do ta shqyrtojë rendin e ri botëror që po lindë, që padyshim gjithmonë është krijuar nga fuqit e mëdha, dhe si për ironi gjithmonë ka qenë kontradiktor ose luftënxitës edhe pse në parim termi “rend” të asocon në diçka paqësore.
Në shekullin e XVII Franca, futi konceptin bashkëkohor në mardhëniet ndërkombëtare, te bazuar në kombin – shtet dhe të motivuar nga interesat kombëtare si qëllimi I fundit. Në shekullin XVIII Britania e Madhe krijoi konceptin e ekuilibrit të forces, që dominoi diplomacinë evropiane në 200 vjetët që do të pasonin. Në shekullin XIX, Austria e rindërtoi “Koncertin e Evropes” dhe Gjermania e prishi atë. Në shekullin e XX, zbatimi i recetave të “moralit amerikan”, konsiderohet si kusht në rast se bota do paqe, pra në shekullin që e lamë pas, Amerika ndërtoi konceptin për një rend të përgjithshëm ndërkombëtar të bazuar në demokracinë, tregtinë e lirë dhe të drejtën ndërkombëtare si diçka normale.
Të gjithë këta vite e shekuj që lame pasë gjthmonë ka ekzistuar një vend i caktuar apo një popull i caktuar që eshtë perkushtuar për ti verë fre egërsisë së tij në emër të lirisë dhe mireqenies për të gjithë dhe si pasoje e tendencave për kontroll, përvetësim, shfrytëzim e kështu me radhë, gjithmonë ka ekzistuar konflikti si dukuri e pashmangëshme, duke u nisur nga ky konstatim, tani lind dilema se cili nga konceptet e rendit botëror implementohet me më pak pasoja?
Hulumtuesit e shumtë pajtohen, se tendenca për përvetësimin e hapësirave është në natyrën e njeriut gjegjësisht në natyrën e bashkësisë njerëzore e që paraqitet si dukuri inherente dhe e lindur. Siç konstaton Leimgruber: “Kufiri si sajim njerëzor është koncept i territorializmit i cili reflekton kërkesën themelore të njeriut për jetë në hapësirë të kufizuar”. Këtu deshëm s’deshëm takohemi me konceptin e territorializimit apo me konceptin e shtetit-komb, e që përshkon organizimin hapësinor të njeriut, gjegjësisht marrëdhënien e tij ndaj hapësirës.
Në anën tjetër sot, si kurrë më parë vlejnë fjalët e Benvenutit: ”… do të vijë deri të kriza e shteteve nacionale dhe deri të neutralizimi deri në palcë i konceptit të kufirit…”. Megjithëse ishim dëshmitarë të “rilindjeve” të ndryshme nacionale me gjakderdhje të papara, mirëpo ne duhet të pajtohemi me Moritschin i cili thotë se: “…do të vijë shumë shpejt koha që kolektivizmi nacional në shoqëritë përendimore do të jetë i tepërt. Për shkak se tek njerzit rritet mosbesimi ndaj kolektiveve ideologjiko-abstrakte dhe dhunës së re e që kerkon përgjegje në pyetjet për qasjen e marrëdhënies së individit ndaj shoqërisë së gjërë”.

* * *
Dilemat e funksionalitetit të kufirit kombëtar, që shkaktohen nga presioni i Globalizimit
Nisur nga tendenca e cekur me lartë (e natyrës njerëzore ndaj konceptit të kufirit), do të ishte jo reale të konstatojmë se do të vijnë në përgjithësi deri të mohimi i kufijve (globalizimi). Në anën tjetër shumohen presionet për menjanimin e tyre apo më mirë të themi për rivlerësimin funksional të tyre. Përgjigjen mund ta gjejmë në vlerësimet e Strassoldit i cili vlen si teoreticienti më i madh për çështjen e kufijve. Në vitët e 70-ta ai tërhiqte vëmëndjen se si duhet të shikohet shteti nacional (së bashku me kufijtë) si në një nga sistemet e ndryshme shoqërore, ekonomike, dhe hapësinore në atë mënyrë siç shikohet në linjat gjeografike si në kufij që i mbështjellin ato lloj sistemesh. Shoqëria njerëzore, pra, në rritjen e vet dhe në interaksion me tjerët, “vizaton” llojshmëri të kufijve horizontalë (hapësinorë) dhe vertikalë e që në konsekuencë të fundit ndikojnë dhe njëkohësisht reflektojnë si shprehje e sjelljes dhe perceptimit hapësinor . Pëfundimisht mund të them se nën ndikimin e kushteve të ndryshuara historike ndryshohen rolet apo funksionet e kufijve të caktuar. Ndërkohë që disa fshihen pjesërisht, tjerët mund të “vizatohen” përsëri.

* * *
Konteksti etnik, shkak për shpërbërjen e ish-Jugosllavisë
Të fokusohemi në rajonin tonë. Ish – Jugosllavia ishte një vend multietnik, përndryshe mbante epitetin si vendi më liberal komunist dhe në vend të një tranzicioni drejt kapitalizmit, ky vend u zhyt në luftëra. Gjatë shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në vitet e ’90-ta , filloi ndërtimi i shteteve kombëtare, ky proces verifikoi se luftërat që u zhvilluan nuk ishin si pasojë e një tranzicioni drejt kapitalizmit, por këto luftëra kishin për qëllim krijim e shteteve etnikisht të pastra, duke u bazuar në konceptin e vjetër francez të shekullit shtatëmbëdhjetë, i ashtuquajturi koncepti “komb-shtetë”, por që ne raste si ky i yni mund të jetë ende funksional si një rregull permanent shoqerorë.
Duke marë parasysh se procesi i shpërbërjes së Jugosllavisë ka përfunduar pjesërisht me pavarësinë e Kosovës, çështja e shqiptarëve që jetojnë në territorin e ish-Jugosllavisë ende nuk është zgjidhur tërësisht, këtu kam parasysh mohimin e disa parimeve dhe të drejtave ndërkombetare për shqiptarët që jetojnë ende të ndarë nëpër shtete të ndryshme të ish-Jugosllavisë, në kuadër të kësaj, unë ju paraqes qëndrimin kontradiktorë të fuqive të mëdha, konkretisht qëndrimin e Bashkimit Europian për këtë çështje, duke u bazuar në intervistën e zhvilluar në radion “Evropa e lire”, me z.Jacques Rupnik – ekspert pranë Institutit të Studimeve Politike në Paris . Pra, ekziston një kontradiktë në konceptet e Bashkimit Europian për të përfunduar shpërbërjen e natyrshme të ish-Jugosllavisë, Problemi është se BE u referohet dy parimeve, njëri është ai i VETËVENDOSJES dhe tjetri I PAPREKSHMËRISË SË KUFIJVE. BE rekomandon se nuk duhen ndryshuar kufijtë, pasi nëse fillon një proces i tillë nuk dihet ku përfundon. Pra BE respektonë dy parime që kundërshtojnë njëri-tjeterin. Përfundimisht koncepti i Bashkimit Evropian për kufijtë është “nuk i prekim kufijtë, se janë shumë më pak të rëndësishëm tani”. Gjithë ideja e projektit evropian është se koncepti i sovranitetit dhe kufijve në kuptimin klasik janë ripërcaktuar. Tani kemi konceptin e ndarjes së sovranitetit. Pas shumë luftërave, BE vendosë se në vend që të luftojmë për kufijtë, t’i ndajmë ato së bashku. Kjo gjithsesi nuk e bën më të lehtë zgjidhjen e problemeve në Ballkan, por vetëm mund të ndihmojë. Duke e parë vakumin që krijojnë konceptet e fuqive të mëdha, që siç thot regjisori i famshëm Stanley Kubrick, gjithmonë sillen si “gangstera”, bënë që popujt më të vegjël të sillen si lavire! Edhe në ish-Jugosllavi, qëllimi i luftërave për veç krijimit të shtetit – komb, ishte edhe zgjerimi i teritoreve që pavarsisht nëse është i madh apo i vogël i jep një kombi shumë prej tipareve të tij, shënonë ritjen e burimeve të tij, të popullsisë së tij, të forces së tij fizike. Shkurt zgjerimi i teritorit shënon ndryshimin midis një fuqie të madhe dhe një fuqie të vogël, poashtu lufta në ish-Jugosllavi u shoqërua edhe me spastrim etnik; gjenocid; asimilim; diskriminim… pra, i pati të gjitha niansat për të qenë simbol i urrejtjes njerzore që vinë si pasojë e koncepteve paqësore që në mënyrë ironike njeriu vet i projekton.

* * *
Si duhet ti qasemi ne shqiptarët e R. së Maqedonisë këtyre koncepteve
Shoqëria në R. e Maqedonisë njihet si multietnike, por shteti drejtohet nga sllavët. Të gjithë pajtohemi me faktin se shteti ku ne jetojmë është një vend jostabil dhe ekziston një urrejtje e thellë ndërmjet dy etnikumeve më të medha, ky jostabilitet fillet e saj i ka të ngulitura thellë në histori, prandajë lindë nevoja për rishqyrtim të qëndrimeve tona lidhur me të ardhmen e funksionimit të këtij shteti.
Pas konfliktit të armatosur në vitin 2001, në mes shqiptarëve dhe sllavëve, disa politikan më të guximshëm dolën me qasje dhe ide më konkrete lidhur me të ardhmen e këtij shteti multietknik, një prej tyre ishte edhe z.Arbër Xhaferi, i cili duke elaboruar faktet historike dhe ato momentale del me një propozim konkret që ka të bëjë me konceptin etnik, pra, ai sugjeron që ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë të ndahet në vije etnike sepse nuk mund të funksionojë si shtet multietnik. Ky propozim hasi në kundërshtimin e disa analistëve ose intelektualve tjerë, si që ishte z.Rufi Osmani poashtu edhe z,Rufat Sadiku, që kishin përshtypjen se ky është një propozim at-hok ose i përshpejtuar i z.Arbër Xhaferit. Duke e ditur tashmë dallimin në pikpamje ndërmjet një analisti politik dhe një burr shteti si që ishte z.Arbër Xhaferi, ju mund të formoni vetë opinionin se si duhet ti qasemi konceptit etnik në vendin tonë.
Unë do t’i përmendë disa kontradikta duke filluar që në perspektivën e punës së tyre, në mes një alanalisti dhe një burre shteti për t’ju ndihmuar në formimin e opinionit tuaj. Pra, analistët ose intelektualët, analizojnë veprimet e sistemeve kombëtare dhe ndërkombëtare; shtetarët i ndërtojnë ato; analisti mund të zgjedh problemin që ai dëshiron për të studiuar, kurse shtetarit problemet i imponohen. Analisti mund të caktojë aq kohë, sa është e nevojshme për të arritur në një konkluzion të qartë; sfida më e madhe për një shtetar është presioni i kohës. Analisti mund të mare reziqe. Në qoftë se konkluzionet dalin të gabuara, ai mund të shkruaj një tezë tjetër. Shtetarit i lejohet të zgjidh enigmën vetëm një here; gabimet e tij janë të pariparueshme. Analisti ka në dospozicion të tij të gjitha faktet; ai vlerësohet për forcën e tij intelektuale. Nje burrë shteti duhet të marrë vendime, që nuk mund të provohen në kohën kur ai i merr ato; ai do të gjykohet nga historia në bazë të faktit se me sa mençuri e realizoi ai ndryshimin e paevitushëm dhe para se gjithash, me sa efikasitet e ruan ai paqen.
Ja përse, të shqyrtosh se si “burrat e shtetit” kanë trajtuar problemin, çfar ka ecur, çfar ka dështuar dhe pse – nuk është fundi i të kuptuarit te punës së tyre, mbase mund të jetë fillimi.

* * *
Sugjerimi im
Diplomacia botërore poashtu edhe Bashkimi Europian shqyrtojnë një rend të ri global, ata pretendojnë “bashkimin e shteteve”, ketë proces ata ndryshe e quajnë “Globalizim”. Kjo dukuri gjithsesi se është shumë diskutabile, por një gjë është e sigurt, se objektivat kryesore i kanë tek interesat e veta nacionale, ekonomike, kulturore… duke krijuar një “monopol” ndërkombëtar, që bartë me vete edhe reziqe asimilimi të shumë popujve tjerë më të vegjël se ata, ose me të pa përgaditur se ata.
Shtetet multietnike janë të destinuara të dështojnë, në Europë kufijtë janë hapur vetem për tregëti të lirë, lëvizje të lirë të qytetarëve, por KUR nuk mund një Francez ta ndjejë veten si gjerman nëse ai jeton për pak vite në Gjermani; një Anglez – Italian apo anasjelltas, shtetet europiane ashtu si të gjitha shtetet e botës në përjashtim të SHBA (që janë një përzierje racash dhe kombesh), e ruajnë me xhelozi përkatësinë e tyre etnike apo kufijt e tyre kombëtarë. Nuk duhet të meren si model SHBA, për zgjidhjen e problemeve etnike në Ballkan, pasi që zgjidhja e problemit specifik ballkanik gjendet thellë në histori.
Shqiptarët, së pari duket ta bëjnë integrimin e tyre brenda territoreve të veta në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ribashkimin territorial, sepse vetëm ai shpirtëror nuk mjafton; nga ne kërkohet që me vendosmëri, me të gjitha mënyrat dhe mjetet e mundshme të bëjmë një shtet të fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht; pastaj, mund të shtrohet për zgjidhje çështja: duam apo nuk duam të bashkohemi në BE, a kemi apo jo interesa nga kjo ofertë evropiane; sot, këtë e bëjnë shumë vende me përvojë të gjatë në sistemet e tyre të mirëfillta demokratike dhe nuk përballen me problem aq madhore, si këto që neve na preukopojnë; kujtojmë këtu Zvicrën, Norvegjinë etj… Nëse Shqipëria Natyrale ose etnike, hyn në BE kështu e copëtuar, ne, shqiptarët nuk do të fitojmë asgjë tjetër përveç një asimilimi gradual, shterje të ngadalshme të teritoreve të mbetura që akoma mund ti quajm si shqiptare, thjesht nuk do të fitojmë asgjë, përveç humbjes!
Nëse një Shqipëri etnike, e fortë ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, hyn në Evropë, e ribashkuar, për shqiptarët do të jetë fitore, prandaj, me siguri vetëm atëherë do të japë kontributin e saj të madh në të gjitha fushat e jetës. Deri në zgjidhjen e kësaj çështjeje kaq madhore, koha po e dëshmon se Shqipëria etnike, deri sot ka mbetur barrë jo vetëm e Ballkanit por edhe e Evropës. Prandaj, është në interesin e Evropës që të ribashkohet kombi shqiptar. Jo, për inate të askujt, por vetëm duke u nisur nga interesat e mirëfillta të globalizmit të vërtetë, e jo të atij me mashtrime, ndërkëmbëza e komplote.

Autori eshte student në fakultetin e Shkencave të Komunikimit-UEJL – Tetove

Shënim:
Artikujt e botuar në gazetën elektronike Shqipmedia nuk shprehin çdoherë mendimet e redaksisë tonë. Rubrika Opinion është e hapur për analistët dhe lexuesit dhe të njëjtat mund ti dërgoni me anë të postës elektronike:
www.shqipmedia.com/kontakt

Lajme tjera:


1 Response to " Kufiri, globalizimi dhe funksionaliteti i shteteve "

  1. Nimaj thotë:

    DO TE MUNDOHEM QE TE JEME SHUME I SHKURT NE KETE KOMENT:SA NAIVE E TE PADITUR ME DUKEN POLITIKANET DHE INTELEKTUALET SHQIPTARE QE E NEGLIZHOJNE BASHKIMIN KOMBETAR,SA QE ME BEJNE TE PARASHTROJ PYETJEN: – PSE GJERMANIA U BASHKUA NE PRAG TE KYCJES NE KETE UNION? – PSE CEKIA E SLOVAKIA BENE NDARJEN PO ASHTU PARA SE TE KYCEN NE KETE UNION? NJE GJE DIHET POR QE SE KUPTOJNE SHQIPTARET AJO ESHTE: ASHTU SI DO TE HYSHE NE KETE UNION,ASHTU EDHE DO TE DALISH,KUR AI DO TE SHUHET!(LECKE KE HYRE,LECKE DO TE DALISH)!! BRAVO SHITES TE INTERESIT MADHOR SHQIPTAR,HISTORIA NJE DITE QE TE GJITHEVE DO TE NA DENOJE.PERVEC SUKSESIT TE PAMVARESISE SE KOSOVES,KJO GJENERATE MUND TE QUHET,GJENERATA E TURPIT.

Leave a comment

web analytics