Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus Kan, shprehet se ajo cka pret prej samitit të javës së ardhshme të G20, është një vendim deciziv, pasi sipas tij liderët e vendeve duhet të veprojnë në mënyrë të menjëhershme në fronte të ndryshme për të arritur superimin e krizës. Në një konferencë për shtyp.
Në Paris, Shtraus, nënvizoi pritshmëritë e tij për këtë samit, duke iu referuar në veçanti pikave të takimit në 14 Mars, mbi të cilat ranë dakord ministra e financës e drejtues bankash qendrore të G20.
Për samitin e shumëpërfolur që do të mbahet javën e ardhshme në Londër, drejtuesi i FMN, listoi pesë pika referimi: sektorin financiar, mbështetjen ndaj përpjekjeve fiskale, nevojat e vendeve në zhvillim, në veçanti atyre me të ardhura të ulta, si dhe reformimi i FMN-së. Ndër të tjera ai theksoi se statusi global i dollarit nuk është i kërcënuar, duke hedhur poshtë parashikimet e ekonomistëve para krizës ekonomike globale.
Kan, një ish ministër i financës e deputet në parlamentin francez, e gëzon detyrën e shefit të FMN-së, që prej nëntorit të vitit 2007.
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
