Ndeshja derbi e javës së 25 të La Ligës spanjolle që u zhvillua të dielën mbrëma në “Visente Kalderon” ndërmjet Atletiko Madridit dhe Barcelonës përfundoi me fitoren befasuese të madrilenëve me rezultat 4:3, ndonëse mysafirët që vazhdojnë të kryesojnë renditjen tashmë vetëm me katër pikë më tepër se Reali, kishin epërsi edhe prej dy golave që iu siguruan Anri dhe Mesi.
Epërsinë e dytë barça e arriti në minutën e 72-të sërish me anë të Anris, por në dhjetë minutat e fundit, Forlan (80’) nga pika e bardh dhe Aguera me golin e tij të dytë (89) i siguruan skuadrës së tij tri pikë të vlefshme, duke iu revanshuar njëherësh edhe për humbjen turpëruese vjeshtën e kaluar në “Nou Kamp’ me rezultat 1:6.
Si nikoqir vetëm edhe Almeria fitoi kundër Hetafes (2:1), ndërsa befasuan Valadolidi me fitore në “Mestaja” kundër Valencisë dhe Rekreativo që mposhti Mallagën.
La Liga, java e 25-të
Rezultatet
Almeria – Hetafe 2:1 (1:1)
Negredo 16′, 65′ – Mendes 8′
Mallaga – Rekreativo 0:2 (0:0)
Kamunas 55′, Adrian 65′
Numancia – Deportivo 0:1 (0:0)
Rodrigez 75′
Rasing – Osasuna 1:1 (1:1)
Serano 13′ – Pandiani 45′
Sporting – Majorka 0:1 (0:0)
Arango 49′
Atletiko Madrid – Barcelona4:3
Forlan 32, 80′(pen), Aguero 56′, 89′ – Anri 19′, 72′, Mesi 31′
Valencia – Valadolidi 1:2 (0:2)
Marçena 74′ – Gonzales 6′, Albiol 31′(ag)
Betisi – Vilareali 2:2
VIDEO:
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
- E premte, pasdite! – 3 shtator 2010
- Behrami, në janar te Roma
- Rumunët joshin gjyqtarët para ndeshjes me Shqipërinë
- Van Der Sar: Ardhja tek Mançesteri më rinoi
- Bufon: Prandeli, trajneri i duhur për Italinë
- Flash: Guardiola do të nënshkruaj kontratë të rë
