E ashper dhe agresive ne pjesen ballore, linja te pastra ne pjesen anesore, nderkohe qe ne pjesen fundore mbetet ende shume e ngjashme me modelin SportCoupè te cilin po zevendeson. Nga ana stilistike CLC eshte nje risi “gjysmake”, pasi ky model perdor bazament dhe strukture mbajtese te njejte me modelin e vjeter te Klasit C.
Megjithate inxhinieret gjermane tregojne se kjo makine ka rreth 1.100 pjese perberese dhe detaje te reja apo te ndryshuara nga SportCoupè. Gjithsesi ketu nuk behet fjale per ndonje revolucion, por me se shumti per nje ngritje cilesore duke vazhduar ne rrugen e nisur nga paraardhesja. Formula ndertuese mbetet e pandryshuar: karroceria 18 cm me e shkurter se versioni me kater dyer (Klasi C), i jep kesaj makine pamjen e nevojshme per te fituar zemrat e atyre qe kerkojne nje makine sportive me karakter te forte. Profili i mprehte, tavani i qelqte i cili “rreshket” mbi bagazh dhe bishti i ngritur jane elementet stilistike qe deshmojne se kjo makine tashme synon nje klientele me “gjak te ri”. Ne pjesen fundore dallohen qarte grupet e reja optike te cilat tani perdorin teknologji Led, profili i kromuar i vendosur mbi mbajtesen e targes, si dhe spoileri i ri qe eshte ripozicionuar per tu pershtatur me mire me deren e bagazhit. CLC riperdor te njejten pjese ballore te “suksesshme” te Klasit C, e cila dallohet menjehere nga maskerina e gjere me shufra te kromuara e cila permban ne mes yllin e madh me tre yje.
eshte rishikuar gjithashtu edhe arredimi i kabines, ku jane permiresuar disa mangesi te modelit paraardhes dhe i eshte kushtuar nje rendesi e veçante disa detajeve qe i japin nje pamje me sportive makines. Jane riprojektuar monitoret dhe kilometramatesi (ky i fundit eshte zbukuruar me akrepa te kuq), kroskota eshte pasuruar me korniza alumini, timoni multi-funksional tashme ka nje forme me ergonomike, klimatizatori automatik ofrohet ne seri nderkohe qe kompjuteri qendror ka nje monitor me te gjere per te lehtesuar komandat. Ne versionet me te shtrenjta ky kompjuter eshte i pajisur me disa aksesore shtese qe perfshijne nje tastiere, Bluetooth, porta hyrese per USB dhe iPod, komanda zanore dhe sistem navigacioni satelitor me harta per te gjithe Europen.
Nga ana mekanike ripropozohet skema e Sportcoupè, ku eshte perdorur serish diferenciali ne rrotat e pasme, amortizim McPherson ne uren e pare dhe sistem me krahe te nderlidhura ne uren e dyte. Sipas Mercedes eshte punuar shume mbi motoret per te arritur nje rritje te performances duke ulur deri ne 10,8 % konsumin e karburantit. Do te ofrohen kater njesi motorike me kater cilindra, nga te cilet dy jane me benzine dhe dy turbodiesel dhe ne vijim do te ofrohen edhe dy variante V6 me benzine. Ashtu si ne modelin paraardhes, motoret do te kene kater valvola per çdo cilinder dhe kuti shpejtesie me gjashte raporte. Njesia me e vogel motorike eshte motori 1.8 Kompressor i cili, siç le te kuptohet edhe nga emri, eshte i pajisur me nje kompresor volumetrik dhe çliron 143 kf ne 5.200 rpm. Shpejtesia maksimale eshte 220 km/h dhe pershpejtimi nga 0-100 km/h behet ne 9,7 sekonda, nderkohe qe konsumi mesatar eshte 5,8 litra/100 km.
Me pas vijon motori me kater cilindra 2.0 Kompressor qe çliron 185 kf ne 5.500 rpm dhe ka nje moment motorik qe arrin ne 250 Nm ne 2.800 rpm. Me kete njesi, CLC 200 Kompressor arrin nje shpejtesi maksimale prej 235 km/h dhe arrin pershpejtimin nga 0-100 km/h ne vetem 8,6 sekonda. Per te kompletuar oferten e njesive me benzine, me tej do te vijne edhe dy motore V6: i pari 2,5 litra qe do te perdoret per CLC 230 çliron 204 kf ne 6.100 rpm, dhe i dyti 3,5 litra do te perdoret per CLC 350 dhe çliron 272 kf ne 6.000 rpm. Persa i perket njesive turbodiesel, propozohet (ashtu si tek SportCoupè) nje motor 2,2 litra me kater cilindra common rail dhe kater valvola per çdo cilinder i cili do te ofrohet ne dy variante me fuqi maksimale te ndryshme: 122 kf dhe 150 kf ne 4.200 rpm. Njesia me pak e fuqishme qe do te perdoret per CLC 200 CDI, ka nje moment motorik qe arrin ne 270 Nm ne 1.600 rpm dhe ka nje shpejtesi maksimale prej 206 km/h. Konsumi mesatar eshte 5,8 litra/100 km. Turbodiesel-i prej 150 kf do te perdoret tek CLC 220 CDI dhe ka nje moment motorik te deklaruar qe arrin ne 340 Nm dhe nje shpejtesi maksimale prej 224 km/h. Edhe ketu nivelet e konsumit jane shume te permbajtura (vetem 5,9 litra/100 km). Sipas kerkeses, kutia e shpejtesise manuale mund te zevendesohet me nje automatike me pese raporte, nderkohe qe per dy motoret V6 do te perdoret sistemi i ri 7G-Tronic me shtate raporte dhe komanda mbi timon.









