Sjelljet jo të zakonshme te rina jonë kanë filluar të quhen element normal i edukimit dhe “stilit personal”, që kanë ato. çod i ri dhe e re në vete është një personalitet që padyshim bartë në vete edukimin e brendshëm dhe të jashtëm që ka si karakter. Sjellja më brengosëse që vërehet të rinia ynë është agresiviteti, që te të shumë të rinjë është bërë pjesë e karakterit të tij. Profesorët nga lëmija e Psikologjisë dhe Sociologjisë këtë dukuri shumë të ndjeshme e lidhin ngushtë edhe me faktorët e jahtëm jetësor.
Sipas Profesorit të Psikologjisë të USHT-së Qufli Osmani, reth ndryshimeve të sjelljes së të rinjëve dhe agresivitetit si dukuri ai prononcohet “Me humbjen e frymës patriarkale, që ka qënë konsistencë e mbajtjes së një familje, dhe me zhveshjen e arsimit nga komponenta dhe roli i edukues, rinia filloi të humbë timonin dhe identitetit e vlerës së mirëfilltë. Këto dukuri paraqiten si rezultat i gërhetimit të problemit socio-psikologjik dhe rënies së sistemit edukues nëpër shkolla fillore dhe ato të mesme. Sipas Osmanit, kemi përpalsje reth këtij fenomeni, arismi i mesëm ia hudh fajin familjeve të cilët pak kujdesen për fëmijët dhe për edukimin familjar, ndërsa familjet sipas tijë, thuajnë në edukimin duhe të ndikojë arsimi i mesëm që është një bazë kryesore. Në pyetjen se cili është faktori kyç që ndikon në një “humbje të rinisë së shëndoshë”, ai përgjigjet “Faktori kryesor është që ne rininë dalë ngadalë po e humbim është “kërkimi” i vlerava të “vërteta” në kërkim të një sistemi apo modeli europerendimorë i cili është liberal. Ndërsa nga ana tjetër thotë Osmani, sistemi europerendimorë shkon nga ai patriarkal, pasi ka kuptuar se familja si qelizë e një shoqërie është duke u shkatruar, dhe ato tani kërkojnë mbrojtjen e saj. Në pyetjen me edukimin demokratik të një rinie në shoqëritë demokratike aty ku bëjmë pjesë edhe ne si shoqëri ati thotë “Edukimi demokratik me frymë liberalizmi, kërkon qasje nga të dy palët, që për të rinjtë të kujdesen më shumë edhe familja edhe insittucionet e arsimit, pasi adoleshenca është faza më e ndjeshme, ku aty merren edhe bazat e ndërtimit të karakterit”. Ndërsa Profesori i Sociologjisë në USHT- Synaj Rahimi rreth sjelljeve jo të zakonshme të rinisë dhe faktorëve sociologjik që kanë ndikuar shprehet “Është evidente gjendja se dita ditës po shihet ritja e dozës së agresivitetit. Agresivitetit është një pasojë e një krize të përgjithshme.Edhe agresiviteti e ka kufirin deri ku mund të arsyetohet.Ai vjen si rezultat edhe i faktorëve të jashtëm, si faktori ekonomik, social dhe ai politik. Sipa Profesor rahimit faktorë kryesor është edhe humbja e klasës së mesme, që në shoqërine tonë më nuk ekziston, dhe prej këtu me paraqitjen e krizës së thellë socio-ekonomike, rrjedhimimisht kemi elementet e para të pakënaqësisë së të rinjëve që më vonë kalojnë në agresivitet.Sipas tij doza e agresiivitet më alarmnte bëhet kur jeta normale ndikohet nga mediumet, të cilat shoqërisë sonë i kanë imponuar një “standard”, se si duhe të duket jeta normale, dhe si duhet të duket një person dhe sit ë arrihet deri te qëllim që e kemi skenuar në kokë”. Në pyetje se cilat janë faktorët e drejtë përdrejtë sociologjik që është “infektuar” nga ky virus ai shprehet “Organizimi i jetës shoqërore, mentaliteti i krijuar për komplekset e ndryshme, sistemi i vlerave, si dhe ai më i prekshim faktori socio-ekonomik, ku një pjesë e madhe e rinisë sonë rjedhin nga familjet të prekura ekonomikisht. Ky problem ka ndikuar dukshëm, që te të rinjtë të paraqitet agrisivetit si pasojë e mos realizimit apo mos arritje së qëllimit të tij personal, nga mundësitë e kufizuara ekonomike.Sipas Profesorit Rahimi, gjendja e rëndë ekonomike, ndikon drejtë përdrjetë në refleksionin e ambicjes, prodhimin e frustracioneve të ndryshme, komplekset e ndryshme . Edhe Rahim thotë se promotori kryesor është familja duke shtuar “Familja si një qelizë e shoqërisë, padyshim ka rolin primar, dhe ajo duhet të jetë më e angazhuar për gjendjen kaotike që e ka kapluar shoqërinë tonë, ku më së shumti nevojitet dashuria, kujdesi solidariteti ndërmjet antarëve. Këtu padyshim duhet të shtojmë edhe dinamizmin e vetë jetës dhe imponimin e kushteve jetësore nga nga sistemi europjan. Elementi më imperativ që ndikon në paraqitjen e agresivitetit si durkuri është “luhatja e vlerave”, dhe kriza e identitetit, që kohën e fundit është zëvendësuar me atë europjan. Demotivimi paraqitet si rezultat mosfunksionimit të sistemi të vërtetë të vlerave, dhe pozicionimi të antivlerës në shoqëri “ përfundoi Synaj Rahimi.
Përgaditi : Servet Demiri – Shqipmedia






