Home » Lajme nga Bota » SHBA-të armatosin Izraelin përmes portit grek

SHBA-të armatosin Izraelin përmes portit grek

SHBA-të e armatosin Izraelin përmes portit grek Astakos, ku kanë mbërritur 325 kontenjerë municion, të dedikuar për ushtrinë izraelite.

Këtë sot e shkruan gazeta greke “Ta nea”, duke publikuar një dokument të flotës ushtarake amerikanë, që përmban të gjitha të dhënat për transportin konkret të municionit.
Informatën e demantoi Ministria greke e Punëve të Jashtme, për dallim nga Pentagoni prej ku është konfirmuar besueshmëria e informatës, por për shkaqe sigurie nuk komentohen marshrutat e flotës ushtarake amerikane.

Municioni, deri në fund të janarit nga Astakosi duhet të dërgohet deri në portin izraelit Ashdod. Për dërgesën autoritetet amerikane pohojnë se është pjesë e marrëveshjes për furnizim të armëve midis SHBA-ve dhe Izraelit të vitit 1990 dhe nuk ka lidhje me operacionet në Gazë.

Informata shkaktoi reagim të ashpër të opozitës greke, si dhe të organizatave palestineze.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

2 Responses to " SHBA-të armatosin Izraelin përmes portit grek "

  1. titi thotë:

    EDHE NE KOSOVAR MUJNA MU BA SI ISRAELI -SE AMERICA KA INTERES QE KOSOVA TE BEHET NI SHTET I FUQISHEM NE BALLAKN -DO TE VJEN DITA EDHE NE DO TE BEHIM SI ISRAEL NE EMERE TE ZOTIT.. RRNOFT USA AMERIKA ,RRNOFT KOSOVA ,RRNOFT POPULLI SHQIPTAR

  2. alexii thotë:

    po ska nevoj per ktoo informatat, demantime etj etj
    se kjo gjee dihet amerikanet jan nismetaret e te gjitha luftravee dhe se si shtet te ” preferuar” e kan Izraelin
    por de vij dita kur kjo do ndryshoje
    se shpejtiii.
    Paqa ne Gaza se shpejti… RROFT POPULLI MUSLIMAN DHE PALESTINA!!

    Gaza Peace; Pace a Gaza; Gaza, la paz; Gaza Frieden; Gaza paix; غزة السلام; Газа мира;…

Leave a comment

web analytics