Sara Lleshi, fotomodelja nga Shkupi me prejardhje shqiptare këto ditë sapo është kthyer nga një tur europian bashkë më studion e modës ‘’Crnokrak’’, ku e çliruar nga angazhimet vendosi që për herë të parë të jap një intervistë për një medium shqiptar respektivisht Gazetës Online ‘ Shqipmedia’. Në këtë intervistë do të mësoni diçka më shumë rreth biografisë së saj, pse dështoi pozimi në Playboy etj etj…
Na fol diçka për veten që lexuesit të kenë mundësi të ju njohin më mirë. Kush është Sara Lleshi, prejardhja juaj, dijmeë që keni një prind me origjinën shqiptare ?
Domethënë, unë me prejardhje jam shqiptare katolike nga Kosova, nga Prizreni, megjithate tek ne në shtepi jane ngaterruar fete kështu që une jam maqedone.
Si ju lindi ideja për tu marrë me modë dhe fotografi, dijmë që jeni shpallur miss Maqedonia në vitin 2004, mbase këtu starton dhe kjo karrierë e juaja?
Kariera ime fillon në vitin 2003, kur për herë të parë vendosa që të paraqitem në ujërat e modes edhe ajo paraqitje ishte për agjencionin e modës të Natalia Grubovic përmes të cilës edhe arrita statusin e Miss Maqedonisë edhe në njëllojë mënyre topmodele në vendin tim.
Ç’farë shkolle ndiqni dhe ku e shihni veten në të ardhmen?
Kam diplomuar ne Universitetin e Evropes Juglindore në Tetovë, në fakultetin e gjuhëve (gjuhë franceze), kurse në të ardhmen kam më shumë plane, i pari dhe primar per momentin është regjistrimi i masterit për marketing dhe marëdheniet me publikun, vitin e ardhshëm, megjithatë në të ardhmen e shoh veten si nje grua e sukseshme.
Cilët jane personazhet idhuj per ju dhe kujt deshironi ti ngjani?
Idol në jetë mund të jetë çdo person i sukseshëm dhe ambicioz, që dmth se nuk kam menduar per idol të vërtet dhe nuk kam, veten e marrë si shembull si një nga ata personalitete.

A e kensideroni veten ngapak shqiptare dhe si ka mundesi që nuk flisni shqip?
Veten e gjej në shumë gjëra , por mundësia që të flas shqip është e njëjtë sikur të flas edhe ndonjë gjuhë tjetër të huaj, ajo eshte se sa shume gjuhe të flas aq e pasur jam apo ?!!!
Ç’fare dini ju per Shqipërine dhe shqiptarët kudo që banojne?
Për Shqiperinë di se është shteti i parë i Ballkanit e cila prej para luftës se parë botërore në 1912 është formuar si shtet sovran dhe i pavarur dhe që shqiptaret jane popull që meritojnë respekt, gjë që më bën të ndihem krenare që kam prejardhje shqiptare.
Nga sa kemi lexuar ju aspironi të bëheni një aktore e famshme. A ka filluar të konkretizohet kjo deshirë e juaja?
Unë të gjitha ëndërrat e mia të cilat I’a kam vënë vetes në një farë mënyre edhe i kam konkretizuar megjithatë kjo është ëndërra e cila kaloi ne fazën e realizimit ku së shpejti do me plotësohet, dhe do keni mundesi të më shikoni në ekranet e vogla televizive të Maqedonise, Kosovës dhe Shqiperisë.
Nga informacionet në internet kemi zbuluar se ju do te pozoni për revistën Playboy, edicionin slloven. Kush ju propozoi dhe çfarë do të thotë kjo për ju dhe karrierën tuaj?
Pozimi për PlayBoy tash për tash është shtyrë për shkak se une si person kam disa kriteriume të cilave u permbahem shumë gjë që nuk dotë kisha dashur ti thyej ato principe.
A është e vërtetë që ju keni marrdhënie miqesie me pronarin e kësaj reviste ?
Oferta më është bërë por unë pronarin e revistës nuk e njoh, por do ishte kënaqesi të njoh atë person.
Ç’ka bën Sara për momentin ?
Tash pas vitit të ri sapo kemi ardhur nga një tur europian që kemi patur me studion e modës ‘’Crnokrak’’ nga Shkupi dhe tani për tani është koha për relaksime dhe përsëri I kthehem punës .
Një mesazh për lexuesit shqiptar të gazetës online ‘’Shqipmedia’’ ?
Ju jeni gazetë e pare shqiptarë që jap intervistë për publikun shqiptar, ju dëshirojë punë të mbarë dhe suksese poashtu edhe lexuesve urimet e mija për vitin 2009 dhe falemnderit që më mundësuat të ndjehem shqiptare me prezencën tuaj.
Intervistuan: A. Ziberi dhe B. Rexhepi – Shqipmedia










pershendetje vendase suksese nj e gje deshta te them po nuk msove gjuhen shqipe kot sje shqiptare ske faj ti por kan faj prind a tu qao