Home » Lajme Vendore » Kuqi: Prishtina zyrtare, do të veprojë kur të jetë momenti

Kuqi: Prishtina zyrtare, do të veprojë kur të jetë momenti

Prishtina zyrtare, zotohet të vërë nën kontroll situatën në veriun me shumicë serbe, por në bashkëpunim me Euleks-in dhe Kfor-in. Qëndrimin e konfirmoi zv.kryeministri Hajredin Kuqi, sipas të cilit Qeveria e Kosovës do të veprojë, kur të vijë çasti i duhur. Ndërkaq, Ministri i Brendshëm, Zenun Pajaziti, tha se shumë shpejt, policët shqiptarë, pritet të marrin përgjegjësitë, në pjesën veriore. Më herët, EULEX dhe KFOR-i, garantuan se nuk do të lejojnë akte dhune në Kosovë.

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics