Në një paraqitje tejet fenomenale të futbollistëve të Shkëndijës në çerek finale të Kupës së Maqedonisë, arritën të mposhtin skuadrën e Pelisterit me rezultat 3:0.
Përkundër faktit se nga ndeshja e parë mysafirët patën shënuar me rezultat 3:1, në Tetovë u dorëzuan. Në minutën e 5 të ndeshjes depërton suksesshëm sulmuesi “kuq e zinj” Ertan Hasani i cili pengohet nga një mbrojtës mysafir, referi Kiprijanovski tregon në pikën e bardhë. Tifozët e Shkëndijës “Ballistët”, të drithëruar pritnin ekzekutimin e penalltisë nga kapiteni Argjend Beqiri i cili me sukses e realizoi në gol.
Festa filloi, Shkëndija printe drejt rrugës së suksesit edhe pse në disa çaste mysafirët nuk i deshi fati pasi që patën një rast të mirë por shtylla ishte aleate e portierit Pashovski.
Për të siguruar edhe me një gol rezultatin dhe për ti dhënë kualifikim në gjysmë finale u kujdes Feran Asani. Gjuajtja nga goditja e lirë e Argjend Beqirit përfundoj në traversën e Pelisterit, ndërkohë nga afër me kokë u gjend Feran Asani i cili tundi rrjetën për së dyti herë radhazi.
Me rezultat 2:0 përfundoi pjesa e parë në mes Shkëndijës së Tetovës dhe Pelisterit nga Manastiri.
Gjatë pjesës së dytë zotërimin e topit e kishin futbollistët e Pelisterit, po pa arritur gjatë 20 minutave të para të shënojnë. Pas këtyre minutave në disa raste me mbrojtje bravuroze portieri i Shkëndijës arriti të shmangë golin.
Me inkuadrim në lojë 10 minuta para përfundimit të takimit të Kleçkarovskit, ky i fundit në një aksion të shpejt nga krahu i majtë depërton mirë kalon dy futbollist dhe në zonën e njëmbëdhjetë metërshit pason për Arben Nuhiun i cili me lob gjuajtje shënon në portën kundërshtare./Vullnet Dauti







