Home » Lajme nga Bota » Seancë plenare e Parlamentit Evropian

Seancë plenare e Parlamentit Evropian

Deputetët evropianë gjatë kësaj jave në Strasburg i pret seancë e mundimshme plenare në kuadër të së cilës do të debatojnë për pakon klimatike-energjetike, për direktivën për orarin e punës, si dhe për buxhetin e BE-së për vitin 2009.
Deputetët evropianë do të njoftohen edhe me konstatimet e Samitit të dhjetorit të BE-së, në mesin e të cilëve ishte edhe raporti i Maqedonisë, do ta vlerësojnë kryesimin francez të Bashkimit, ndërsa duhet ta ndajnë edhe çmimin Saharov.

Si detyrë më e madhe e kësaj seance të Parlamentit konsiderohet vërtetimi i pakos klimatike-energjetike, për të cilën vendet anëtare të BE-së javën e kaluar arritën kompromis historik.

Pritet debat i vrullshëm edhe për direktivën për orarin e punës, që fillon sot. Deputetët evropianë nuk pajtohen me marrëveshjen e ministrave të vendeve anëtare dhe angazhohen për kufizim konsekuent të orarit të punës në më së shumti 48 orë në javë.

Votimi për direktivën për orar të punës është caktuar për të mërkurën, ndërsa për të martën në Strasburg janë caktuar demonstrata evropiane kundër propozimit për revizion të direktivave për orarin e punës, në të cilin pritet të marrin pjesë mbi 10 mijë anëtarë të sindikatave të 25 shteteve evropiane.

Prej 27 anëtareve të BE-së, 14 në legjislaturën e tyre mundësojnë rritje të orëve të javës së punës në më shumë se 48 orë.

Kryesuesi i BE-së kryetari francez Nikolla Sarkozi dhe përfaqësuesit e Komisionit Evropian të martën para deputetëve do t`i prezantojnë konstatimet nga Këshilli Evropian.

Kryetari i Parlamentit Evropian, Hans Gert Potering, të mërkurën do t`ia ndajë çmimin Saharov, luftëtarit kinez për të drejtat e njeriut Hu Ji, i cili është në burg.

Lajme tjera:


Leave a comment

web analytics