Në Sarajevën e ndarë etnike, njerëzit u ndanë dhe me çështjen e Babagjyshit, thekson gazeta londineze “Obzerver”. Sipas, gazetës, edhe pse Babagjyshi në 50 vitet e fundit “rregullisht u shpërndante paketa fëmijëve për Vitin e Ri”, këtë vit ai nuk do të shfaqet kryesisht në kopshtet shtetërore myslimane në Sarajevë.
abagjyshin e ndaloi drejtoresha e ndërmarrjes për udhëheqjen me institucione parashkollore “Fëmijët e Sarajevës”, Arzija Mahmutoviq, me sqarimet se ai “nuk ka kurrfarë roli në traditën boshnjake”.
Sipas “Obzerver”, shumë banorë të Sarajevës megjithatë nuk pajtohen me ndalimin e Babagjyshit, të cilin nuk e shohin si simbol fetar.
Gazeta londineze thekson se kundërshtarët e ndalimit, vendimin e Mahmutoviqit e llogarisin si “shprehje ekstreme të politikës për ndarrjen në baza etnike dhe fetare dhe për politizimin e arsimimit”.
Ndalimi i Babagjyshit është kulminacioni i përpjekjeve të pasuksesshme shumëvjeçare të nacionalistëve islamik ta përjashtojnë nga historia e Bosnjës, pasi ish lideri boshnjak Alija Izetbegoviq në kohën e tij e karakaterizoi si “fabrikim komunist”, thekson “Obzerver”./Shqipmedia
Lajme tjera:
- Kapet shqiptari, vrau 11 vetë në Athinë
- Pakistan: 15 të vrarë nga sulme me avionë të telekomanduar
- Serbia dërgon në OKB rezolutë të re për Kosovën
- Klinton dënon planet për djegien e Kuranit
- Serbia përkulet para BE-së
- Vetëvrasjet dhe depresioni i kushtuan për 1 vit Japonisë 32 miliardë dollarë
- Putin kandidohet për president në vitin 2012
- Serbia nuk tërhiqet nga rezoluta për Kosovën
- 17 humbën jetën gjatë sulmit vetëvrasës në Pakistan
- Guatemalë: Nga rrëshqitjet e dheut vdesin 100 persona – FOTO
