Sali Berisha “Shqipëria po ndryshon”

Edi Rama “Çohu”

Nga viti 1962 deri në këtë fundvit, Kosova është shtuar për mbi 1 milionë e 700 mijë banorë

Postuar nga Shqipmedia on Dec 30th, 2008 Ne kategorine Lajme Vendore. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim RSS 2.0. Ju mund te leni shenje per te njekur lajmin

Gazeta tradicionale e Kosovës “Rilindja” në një botim special të fundvitit, sot, përkujton se në numrin e saj të 6 korrikut 1962 shkruante se në atë kohë Kosova kishte arritur në një milion banorë, respektivisht “fitoi këto ditë banorin e njimilionit…”.

Eksperti i çështjeve demografike, Rifat Blaku, kryetari i Komisionit Qendror për Regjistrimin e Popullsisë, që pritet vitin e ardhshëm, në një intervistë të këtij fundvit, që e boton sot Rilindja, ka shprehur vlerësohet se në vitin 2009 shteti më i ri në botë hyn me 2 milionë e 700 mijë banorë.

“Vlerësohet se aktualisht Republika e Kosovës ka rreth 2.200.000 banorë brenda Kosovës (rezident) dhe rreth 500.000 jashtë Kosovës”, ka thënë ai.

Shifrat janë të përafërta, meqë në Kosovë nuk ka pasur regjistrim të plotë të popullsisë qe më shumë se një çerek shekulli, thuhet në shkrimin e gazetës tradicionale të Kosovës “Rilindja”.

lajme tjera

Lere nje koment

Reklama

Me te komentuarat