Prezenca e OSBE-së dhe ODIHR-i në Shqipëri me anë të një deklarate për shtyp shprehen se duhet të ketë konsultime më të gjera përpara votimit parlamentar të projektligjit mbi “Pastërtinë e
Figurave” Kryetari i Prezencës së OSBE-së, Ambasadori Roberti Bosch dhe Drejtori i Zyrës së OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Ambasadori Janez Lenarcic, u shprehën sot që Parlamenti shqiptar të marrë parasysh shtyrjen e votimit të planifikuar të projektligjit mbi “Pastërtinë e Figurave”, në mënyrë që të lihet kohë e mjaftueshme për konsultime më të gjera. “Është e domosdoshme që çdo proces lustrimi të plotësojë standardet ndërkombëtare dhe të kryhet me një konsensus sa më të gjerë,” u shpreh Bosch. Ndërsa ambasadori Lenarcic u shpreh se : “Ligji ka implikime serioze kushtetuese dhe politike, dhe shtyrja e votimit për të lejuar konsultime më të gjera do të ishte e mirëpritur.” Ambasadorët theksuan se Prezenca në Shqipëri dhe ODIHR-i ishin të gatshëm të mbështesnin autoritetet shqiptare, dhe nëse do t’u kërkohej, të jepnin asistencën dhe ekspertizën e tyre mbi këtë projektligj.
Lajme tjera:
- Pas rezolutës, në fokus bisedimet Kosovë-Serbi
- Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria shënon rritje
- Gëzuar festën e Fitër Bajramit
- Meta: Diplomacia shqiptare po intensifikon përpjekjet për njohjen e Kosovës
- Për shqiptarët në Maqedoni 8 shtatori, ditë e zakonshme
- Berisha me megaplane për 100-vjetorin e pavarësisë
- Myslimanët nesër e festojnë Fitër Bajramin
- Fajon apel BE-së: Të vendoset data e liberalizimit të vizave
- Kur do të pranohen vendet e Ballkanit Perëndimor në BE?
- BE-ja dhe Serbia “Lojë shtesë” për Rezolutën
