Një ditë pas shtrirjes së EULEX-it, katër stacionet policore në veri të Kosovës, Leposaviç, Zubin Potok, Zveçan dhe stacioni në veri të Mitrovicës, kanë vendosur të ndërpresin kontaktet zyrtare me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Mitrovicë, bën të ditur e përditshmja “Koha Ditore”.
Këtë vendim, sipas kësaj gazete, komandantët e stacioneve policore në veri e kanë marrë, të mërkurën pasdite, pas takimit me kreun e policisë së EULEX-it, Rainer Kuehn, dhe me disa zyrtarë të tjerë ndërkombëtarë.
Megjithatë, theksohet se gazeta nuk ka mundur të konfirmojë nëse vendimi i eprorëve policorë serbë është marrë pas marrëveshjes me EULEX-in, apo krye në vete si kundërpërgjigje për mosarritje të marrëveshjes. Në këtë mënyrë policët serbë do t’i raportojnë vetëm EULEX-it, ndërsa vija e re e komunikimit të policëve serbë, interpretohet edhe si fillim i zbatimit të planit gjashtëpikësh për Kosovën, të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon.
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik

