Home » Opinione » Cfarë do të thotë të jesh student në Shqipëri

Cfarë do të thotë të jesh student në Shqipëri

Të gjitha qeveritë demokratike e dinë mirë se sa të aftë janë studentët për ti hedhur poshtë ato, se sa i fortë është zëri i tyre për të fituar të gjitha të drejtat e mundëshme.

Por në Shqipëri qenka e vështirë të jesh student dhe të kërkosh të paktën të drejtat e tua për tu arsimuar. Brenda të gjitha mundësive të duhet shumë të paguash për libra, faqe fotokopjesh, apo edhe shpenzime konviktesh. Që nga bileta e furgonit apo autobuzit dhe pësëri deri taksa vjetore që duhet të paguajnë studentët.

Studentët shqiptarë nuk kanë as edhe “kartë studenti”, ashtu si gjithë moshatarët e tyre në botë të cilët paguajnë me gjysëm çmimi.

Të jesh student në Shqipëri do të thotë të të tundet dyshemeja e fakultetit ku studion, të bësh mësim me 2 turne, të ngjeshesh nëpër klasa, të shkruash ende me shkumës në tabelë, të paguash edhe për një vërtetim, të bësh mësim pangrohje e pahigjenë, të rrish pamësim e të presësh petagogun se ende nuk ka ardhur, të të krisen muret apo edhe të kërcasin xhamat e auditorëve nga dridhjet e dyshemesë. Mbi të gjitha edhe si nxënës të të bjerë tavani në klasë. Të të humben orët e leksioneve për 3 jav, sepse “Ministrisë së Ç’arsimimit” nuk i intereson të gjejë ndërtesa të tjera për të bërë mësim, por vetëm për të paguar taksa për të.

Studentët kanë të drejtën për më shumë, sidomos në rastin e Fakulteteve të Shkencave Sociale dhe të Drejtësisë, sepse ajo ndërtesë e dalë tashmë jashtë funksionit me pamjen e një poliklinike lagjeje, apo edhe në sallat e leksioneve që vjen era e banjove. Por përsëri në Shqipëri asgjëja bëhet gjë.

Studentët paguajnë taksa, po ato ku shkojnë në të vërtetë? Ku shkojnë thasët me para të taksave që paguajnë studentët e Shkencave Sociale dhe të Juridikut, të cilët paguajnë çdo vit rreth 2 miliardë lek sëbashku?! Kush jep përgjigje për këtë? E çfarë, qeveria nuk paska fonde për të gjetur një godinë tjetër, apo për më shumë për të ndërtuar një kampus të ri! Ndoshta paratë e studentëve me Vendim të Këshillit të Ministrave shkojnë për fushata elektorale.

MESIM NE KINEMA

Të jesh student në Shqipëri do të thotë të mos kesh bibliotekë në fakultet, ta kesh tvsh-ënë mbi librin 20 përqind. Të jesh student në Shqipëri do të thotë që ndërtesat më të mira shtetërore janë zënë nga privatët dhe ne të tjerët të shkojmë ku të gjejmë. Madje nuk do te shkojme te bejme mesim ne kinema, ashtu sic na kane premtuar pa vendime ne kinoklubin e Qytetit Studenti. Studentët do të vazhdojnë të protestojnë nëqoftëse nuk zgjidhet asgjë brenda datës 9 Dhjetor, sepse nuk kanë ndërmend të humbin vitin akademik, duke e vazhduar protestën e tyre para Kryeministrisë ditën e martë, për një zgjidhje të fundit.

Eljan Tanini

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

1 Response to " Cfarë do të thotë të jesh student në Shqipëri "

  1. Arnit thotë:

    Mire qe shkruhen problemet, ndoshta do i lexojne funksionaret nga mediumet e shkruara, vetem nga mediat mund te nxiten pak per pune, se ndryshe fjala shkon ne vesh te shurdher.

Leave a comment

web analytics