Analize nga Riat Xheladini – Shqipmedia
Kujdestarët e klasave duhet që në drejtori t`i raportojnë ato nxënës për të cilët dyshojnë se janë konsumues të kësaj lënde narkotike, e cila shpesh është trampolinë për ta hedhë një individ në botën e mjeteve më të rënda narkotike (siç është heroina). Në këtë rast drejtoria e caktuar duhet që të dyshuarit t`i dërgojë në testin e drogës, i cili duhet të sigurohet falas nga Ministria e Shëndetësisë.
Kombet e zhvilluara gjithmonë krijojnë programe afatgjate për ta mbrojtur të ardhmen e tyre. Mbrojtja e së ardhmes nuk ka të bëje vetëm me sigurinë e shtetit dhe banorëve të tij, e as vetëm me sigurimin e burimeve materiale për popullatën, por mbrojtja e së ardhmes përfshin edhe sigurimin e rigjenerimit të popullatës. Të gjithë e dinë se rigjenerimi popullatës përveç se është një proces natyror biologjik, ai u nënshtrohet edhe ligjeve të proceseve shoqërore, gjegjësisht bëhet socializimi i produktit të rigjenerimit. Dihet se pjesa më e fuqishme por edhe më e ndjeshme e një kombi është rinia. Nëse dikush dëshiron që ta zhbëje një komb, mënyra më e lehtë e për ta bërë këtë është ta degjenerojë rininë e tij. Zhvillimi i rinisë duhet të planifikohet në dy drejtime-në atë fizik dhe mendor. Uinston Çerçill në kujtimet e tij për Luftën e II Botërore, e vëren një fakt interesant ku e pranon se programet gjermane për zhvillimin e rinisë kanë qenë shumë më të avancuara sesa ato britanike. Ai bazohet tek ushtarët gjerman të cilët i kanë zënë robër gjatë luftimeve dhe të njëjtët i krahason me ushtarët britanik të cilët kanë pas pamje mjaftë të trishtë, madje ushtarët gjerman kanë qenë të përgatitur shumë më mire edhe në aspektin psikologjik. Vitet e 80 të shekullit të kaluar nga shumë analistë llogariten si vitet e arta të rinisë shqiptare në trevat e krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi. Nuk mund të flasim këtu për ndonjë program të institucionalizuar të zhvillimit të saj, nuk mund të flasim as për një rini e cila fizikisht është zhvilluar me ndonjë program të caktuar, por flasim për përgatitjen e saj psikologjike. Kështu që në këto vite të arta një i ri shqiptar, gjegjësisht një nxënës apo student shqiptar ka qenë i përgatitur për ta sfiduar një pushtet të fuqishëm të asaj kohe. Ka qenë krenar për të kaluarën e tij, kjo i ka dhënë guxim. Gjithashtu kanë qenë të pajisur me dije të mjaftueshme për të përballuar çdo situatë. Këtu një rol të rëndësishëm ka luajtur shkollimi, e jo sistemi arsimor si sistem, pasi shumë mësimdhënës të guximshëm kanë mbjellë vlera tek të rinjtë shqiptar duke e anashkaluar propagandën zyrtare të sistemit arsimor jugosllav.
Sot
Si duket të rinjtë shqiptar në kohën e fundit kanë hyrë në filmin e zezakëve të getos. Mendojnë vetëm për hip-hop muzikën, mundohen që sa më lehtë të kalojnë në mësime, në ato lëndë ku ngecin kërkojnë intervenime, gati se për çdo muaj na paraqiten porno-klipe nga bankat shkollore. Koeficienti i inteligjencës kolektive është duke rënë për çdo vit, sistemi arsimor është në kolaps sepse partitë politike dirigjojnë me atë, mësimdhënësit janë zhvleftësuar pak për fajin e sistemit e shumë për fajin e tyre. Ndërkaq si duket e keqja e re është duke ardhur më hapa të shpejt. Nëpër shkollat e mesme shqiptare cannabis sativa apo e mirënjohura marihuana është në kulmin e saj. Më keq gjendja është në shkollat e mesme të Maqedonisë ku shumicë janë nxënësit shqiptar. Për rreth çdo shkolle të mesme ka dhjetëra kafeteri, tek të cilat një Zot e din se çka ndodh. E para e punës, nuk k asnjë lloj kontrolli nga ana e shtetit ndaj këtyre kafeterive dhe kjo bëhet me qëllim, persona të dyshimtë dhe shitës marihuane qarkullojnë nëpër këto kafeteri. Drejtorët e shkollave dhe pedagogët e tyre as që ndërmarrin ndonjë masë për ta ndaluar ose parandaluar këtë degjenerim (justifikohen me rrogat e vogla). WC-të e shkollave janë bërë çerdhe për narkomanët potencial dhe askush nuk ndërmerr asgjë. Tash ka ngel që nxënësit konsumues marihuane, me cigaren me bar të hyjnë në zyrën e drejtorëve dhe t`ua japin një tym edhe atyre. Kësaj i thonë zhbërja totale e një rinie dhe njëkohësisht zhbërja graduale e një kombi.
Masat
Normal se nuk ka problem i cili është i pazgjidhshëm. Duhet që drejtorët e shkollave të mesme së bashku me mësimdhënësit të angazhohen më shumë në këtë drejtim, pasi mësimdhënia nuk është vetëm shpjegimi i njësisë mësimore dhe shënimi i një note për ndonjë nxënës, por duhet të punohet në aspektin edukativ. Kujdestarët e klasave duhet që në drejtori t`i raportojnë ato nxënës për të cilët dyshojnë se janë konsumues të kësaj lënde narkotike, e cila shpesh është trampolinë për ta hedhë një individ në botën e mjeteve më të rënda narkotike (siç është heroina). Në këtë rast drejtoria e caktuar duhet që të dyshuarit t`i dërgojë në testin e drogës, i cili duhet të sigurohet falas nga Ministria e Shëndetësisë. Ata nxënës të cilët do të dalin pozitiv nga ky testi, duhet t`i paraqiten si rast policisë të cilët të njëjtët do t`i merrnin në pyetje dhe do ta kërkonin burimin se prej kujt i blejnë dozat e tyre. Me siguri nëse do të veprohet kështu, shumë shpejt do të ulej numri i konsumuesve të marihuanës në shkollat e mesme shqiptare në Maqedoni. Gjithashtu partitë politike duhet të angazhohen që të miratojnë një ligj me të cilin do të ndalohet hapja e kafeterive në radius prej 500 metrave në vende ku ka shkolla, normal se do të mund të hapen dyqane afariste por ama vetëm me produkte ushqimore dhe ku do të ndalohej shërbimi i kafesë, si dhe shitja e duhanit. Në rast se nuk ndërmerren urgjentisht këto masa, atëherë ne rrezikojmë që të kemi një cannabis rini e jo një rini të mirëfilltë dhe kështu lirisht mund ta fillojmë ta hapim varrin për veten tonë.
Lajme tjera:
- Sekreti i madh templar
- Dobitë nga agjërimi
- Lazarati – Kolumbia shqiptare e drogës
- 10 fatkeqësitë e 11 shtatorit
- Pesë skuadrat futbollistike më antipatike në Evropë
- Pse nuk vlen teoria e evolucionit
- Oficeri francez, që deshi ta bënte Pogradecin si Venecia
- Saranda, qyteti mes kaltërsisë
- Dhjetë historitë më misterioze në botë
- Ahmet Zogu: Sekretet e jetës time si mbret, ja si e bëra Shqipërinë
