Jemi në prag të duelit historik të Luan Krasniqit kundër Alexander Dimitrenkos. Ne si redaksi morrëm disa komente nga shumë njohës të boksit. Ish-boksieret dhe boksieret aktual tanë dhanë disa mendime për duelin që na pret neser :
Aziz Salihu – (Legjenda e boksit)
Luan Krasniqi dhe Alexander Dimitrenko njihen shumë mirë mes veti. Të dy kanë kualitete por besoj që Luani ka më shumë përvoj dhe do të dal fitues ditën e neserme.
Mehmet Bogujevci – (Legjenda e boksit dhe Sekretari gjeneral i FBK-së)
Luani do të ketë një kundërshtar të denjë. Ka kalur një kohë e gjatë që nuk ka boksuar. Më vjen keq por jam i hendikepum që nuk e njoh kundërshtarin e Luanit. Besoj që është i përgaditur mirë dhe besoj në fitore.
Fatmir Makolli – (Legjenda e boksit)
Roundi i parë do të jetë ai që do të vendos këtë duel. Roundi i parë është shumë domethënës sepse aty matet pulsi, forca, taktika por edhe përgaditja fizke. Nëse Luani është i përgaditur mirë atëhere besoj në fitoren e tij.
Mehmet Haxhani – (Ish-boksier dhe Përzgjedhësi i Kosovës)
Mendoj që Luani ka analizuar kundërshtarin dhe ka vedosur për taktikën e këtij dueli. Kam besim në përvojen e Luanit, shpresoj se do t`a shfrytëzoj dhe besoj që këtë sfide të fortë do të di t`a realizoj.
Agim Tahiraj – (Trajner dhe Refer kombëtar)
Luani ka pasur kohë të mendoj dhe të përgaditet në atë mënyrë çfare e kërkon boksi profesionist. Luani ka potencial dhe përvoja nuk i mungon dhe besoj që do të na gëzoj me fitore. Luani nuk do të boksoj vetem për vetveten por edhe për gjithë kombin shqiptarë.
Latif Demolli – (Ish-boksier dhe Sekretari teknik i FBK-së)
Besoj që ky meç është vendimtar për Luanin dhe besoj që do të fiton. Ai do të jap krejt mundin, shpirtin dhe do të jetë në formën e duhur siq ka qene tre-katër vite më parë. Besoj që do të na gëzoj gjithë kombin shqiptarë.
Dueli Krasniqi – Dimitrenko do të transmetohet drejtpërdrejtë në televizionin publik të Kosovës, RTK dhe në televisionin gjerman, ZDF nga ora 23h00. Musafir në RTK do të jenë Aziz Salihu dhe Fatmir Makolli./Huazuar/







tung luan te peshendes dashta me dit a e ki shit lojen ha a se je re me
DIMITRENKON
Aiiii qka ke ba edhe tii lelelelle
me vjen keq qe nuk ka fitu luani ne ket meq si duket u lodh e nuk po ka takat mo megjithse ai ka luajtur mjaft dhe ne si shqipetar jemi krenuar gjithmon me te qe esht shqiptar edhe kur humb ai esht shqiptar e i deshiroj fitore te tjera
NE EMER TE ALLAHUHT LUANI KRASNIQI DO TE FITON…
tung shpresojm ne fitore te Luanit mirpo problem e ka sukses
besoj se bokseri nga juniku dote fitoj ne rundin e 5 se i duhet fitorja nese e humb edhe ket duel ateher karrjera e luan krasniqit dote perfundoji po besojm qe dote fiton ramiz muqa nga sllovenija
jam i ri jetoj ne pej une besoj qe do ta fitjo ket meq luani
EE qka me ta thy hunden more luan.Mos dil bile hiq me u perqaf me kundershtar si peder.