Presidenti francez, Nicolas Sarkoy, tha sot në Nicë, se kërcënimet ushtarake të homologut amerikan, George W. Bush nuk i kishin sjellë asgjë të re në konfliktin ruso-gjeorgjian.
Sarkozy tha se si kryetar i Këshillit Evropian, nuk kam bërë asnjëherë kërcënime ushtarake ndaj vendeve të tjera.
“Nuk jam i sigurt në është kërcënimi ushtarak që i çon përpara gjërat”, deklaroi Sarkozy në një konferencë shtypi në mbyllje të samitit BE-Rusi.
“Gjithmonë kam thënë se nevojitet dialogu dhe se Evropa e ka paqen ndër bindjet kryesore të saj. Ajo është përpjekur të jetë një faktor paqeje mes Federatës ruse dhe Gjeorgjisë. Armëpushimin e arriti Evropa”-tha më tej kreu u shtetit francez për të justifikuar udhëtimin e bërë në mes të gushtit në Moskë dhe Tbilisi.
“Mes strategjisë së disa miqve të Gjeorgjisë dhe strategjisë së Bashkimit Evropian, ajo e Bashkimit Evropian ishte më e efektshme dhe solli më tepër rezultate”, këmbënguli presidenti francez, pa përmendur me emër Shtetet e Bashkuara.
“Mund të vazhdojnë kërcënimet mes Rusisë dhe Evropës për mburojën antiraketë, për raketa, për anije e të tjera, por kjo nuk do t’i sillte asgjë Rusisë, asnjë të mirë Gjeorgjisë dhe asgjë Evropës”, përfundoi Nicolas Sarkozy.
Lajme tjera:
- Kapet shqiptari, vrau 11 vetë në Athinë
- Pakistan: 15 të vrarë nga sulme me avionë të telekomanduar
- Serbia dërgon në OKB rezolutë të re për Kosovën
- Klinton dënon planet për djegien e Kuranit
- Serbia përkulet para BE-së
- Vetëvrasjet dhe depresioni i kushtuan për 1 vit Japonisë 32 miliardë dollarë
- Putin kandidohet për president në vitin 2012
- Serbia nuk tërhiqet nga rezoluta për Kosovën
- 17 humbën jetën gjatë sulmit vetëvrasës në Pakistan
- Guatemalë: Nga rrëshqitjet e dheut vdesin 100 persona – FOTO

