Referi boshnjak Novo Paniq me sharje dhe fjalë tjera ofenduese u është drejtuar reprezentuesve të Maqedonisë gjatë ndeshjes miqësore futbollistike me Malin e Zi në Podgoricë.
Komentet e reprezentuesve maqedonas për sjelljen skandaloze të referit Paniq, sot i transmeton gazeta sportive maqedonase “Makedonski sport”.
“Vërtetë ishte e pabesueshme ajo që demonstroi referi gjatë ndeshjes. Paramendoni, thjesht na drejtohej me fjalët – Hajde p…. mjaft po qani, jepni gol nëse mundeni – Rrallëherë deri tani është vërejtur një sjellje e këtillë në ndeshjet ndërkombëtare, për çka duhet të pyetet edhe UEFA”, komentuan pjesa dërmuese e futbollistëve të Maqedonisë, pas ndeshjes së luajtur në Podgoricë.
Mediume malazeze në raportet për ndeshjen miqësore në të cilën Mali i Zi fitoi me rezultat 2:1, njëzëri komentojnë se referi Novo Paniq ka referuar keq dhe ka dhënë penalti të paqenë për vendasit.
Lajme tjera:
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik
- E premte, pasdite! – 3 shtator 2010
- Behrami, në janar te Roma
- Rumunët joshin gjyqtarët para ndeshjes me Shqipërinë
- Van Der Sar: Ardhja tek Mançesteri më rinoi
- Bufon: Prandeli, trajneri i duhur për Italinë
- Flash: Guardiola do të nënshkruaj kontratë të rë

