Aktorja Pamela Anderson i ka shkruar letër presidentit të porsazgjedhur amerikan, Barack Obama, duke kërkuar nga ai që ta legalizojë marihuanën, ta promovojë vegjetarianizmin dhe t’i japë fund luftës në Irak.
Bukuroshja e dikurshme e serialit “Baywatch”, e cila ka lindur në Kanada, ka votuar për herë të parë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve këtë muaj, pasi në vitin 2004 ka arritur të marrë shtetësinë amerikane dhe tani e ka ngritur zërin e saj për të bërë disa kërkesa.
Ndër kërkesat e shumta që ka bërë në apelin e saj, Pammy ka kërkuar t’i jepet fund abuzimit të fëmijëve, të legalizohet marihuana, të kthehen ushtarët amerikanë nga Iraku, të rregullohet gjendja ekonomike, të promovohet vegjetarianizmi etj.
Lajme tjera:
- Hondurasi njeh Republikën e Kosovës
- Shpikja e re: “uji i thatë”
- Uashington, fillojnë bisedimet izraelito-palestineze të paqes
- PE: Shqipëria ka plotësuar kushtet për heqjen e vizave
- Bosnja drejt ndarjes, Sanxhaku kërkon autonomi
- Obama për Lindjen e Afërt: Mos e lëshoni rastin për paqe
- Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë
- Obama: Mbyllet misioni luftarak në Irak
- Fundi zyrtar i operacioneve në Irak
- Sllovaki, viktimat e masakrës, pjesëtarë të një familjeje
