Tendenca e re në Shqipëri e një familjeje gjithnjë me më pak fëmijë është më e shprehur pas viteve të 90-ta të shekullit të kaluar. Këtë e konfirmojnë nga Ministria shqiptare e Shëndetësisë, prej ku theksojnë se para viteve të 90-ta të shekullit të kaluar në vit janë regjistruar nga 85 mijë foshnja të posalondura, përderisa vitin e kaluar numri i foshnjave të posalindura ishte 35 mijë.
“Fakti se, në vit, kemi rreth 50 mijë lindje më pak, mjaft flet se popullata, si edhe në vendet tjera, edhe te ne vjetërohet”, deklaroi Rubena Moisiu, drejtore e klinikës gjinekologjike-akusherike “Koço Glizheni” në Tiranë.
Sipas saj, arsyet për rënien e natalitetit para së gjithash janë migrimi masiv, i cili jashtë Shqipërisë në shtatëmbëdhjetë vitet e fundit ka nxjerrë mbi një milion qytetarë shqiptarë, kushtet ekonomike, si edhe edukimi i gruas.
Nëse në vitin 1960 mesatarisht çdo familje ka pasur më së paku pesë fëmijë, tani ajo bie në 1,6 fëmijë.







