Home » Sport » Luan Krasniqi nuk heq dorë

Luan Krasniqi nuk heq dorë

Kur mendohej se gjithçka kishte marrë fund sa i përket karrierës së Luan Krasnqiit, pas humbjes nga Alexander Dimitrenko, boksieri nga Juniku i Kosovës duket se kërkon të vazhdojë karierën.

Pavarësisht moshës 37-vjeçare Krasniqi ndihet në formë të mirë dhe nuk e sheh veten të gatshëm që të varë dorezat në
gozhdë pas një humbjeje.
Pavarësisht se bashkëshortja e tij i ka thënë që ti japë fund boksit, Luani nuk ka marrë një vendim të tillë, të cilin ia kanë preferuar mjaft analistë dhe sportdashës të boksit në Gjermani, dhe jo vetëm atje.

Pak ditë pas humbjes me nokaut nga Dimitrenko ai ka deklaruar në një intervistë për “Stuttgarter Zeitung” se është i gatshëm që të ngjitet përsëri në ring. “Mund t’ua them edhe një herë.

Nëse me promoteri im Klaus-Peter Kohl më ofron një tjetër duel të rëndësishëm, apo një revansh me Dimitrenkon do ta pranoja menjëherë”, ka thënë Krasniqi. Gjithsesi ai nuk mund të pretendojë që të nisë nga fillimi ngjitjen në renditjet botërore.

Megjithatë ai shpreson që me “dy fitore në duele të rëndësishme t’i jepet përsëri rasti për një luftë eliminatore për titullin botëror. Në ditëtnë vazhdim Luani kërkon që të konsultohet me të besuarit e tij dhe “më pas të vendos se si do të vazhdojë më tutje”.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

2 Responses to " Luan Krasniqi nuk heq dorë "

  1. vushtrria thotë:

    Po po veq vazhdo leshtu se ja kenaqe grushtat hallkut dhe po jav mbush gjepat pare.

  2. samo thotë:

    bravo Luan nuk ashte akoma koha qe te veresh dorezat ne goshd vazhdo e tregou heren tjeter me i gatshem se sa tash me pelqen mendimi juaj tung

Leave a comment

web analytics