Home » Sport » Lorik Cana: Nuk do të luaj për Kosovën, do të qëndroj te Shqipëria!

Lorik Cana: Nuk do të luaj për Kosovën, do të qëndroj te Shqipëria!

Mesfushori shqiptar i Olimpikut të Marsejës, Lorik Cana, ka bërë të ditur se mund të kalojë te Bajerni i Mynihut stinorin e ardhshëm dhe se ky mund të jetë viti i fundit në Francë. Kosovari është shprehur: “Nuk jam shumë i sigurt, ka shumë mundësi që ky të jetë viti i fundit, që unë luaj me Olimpikun e Marsejës. Një nga klubet, me të cilin kam kontakte dhe tek i cili do të kisha dëshirë të luaja, patjetër që në krye të listës është Bajerni i Mynihut. Një ofertë e fundit, që kanë për të më bërë muajin e ardhshëm klubet angleze, nuk dua të përmend emra, por shifra është rreth 12 milionë euro (hipotezat të çojnë tek Evertoni), mund t’ju them që tani se kam për ta prapësuar”.
Lorik Cana, sakaq, theksoi sërish se nuk do të bashkohet me Kombëtaren e Kosovës, por do të qëndrojë tek ajo e Shqipërisë. Ai tha gjithashtu se i ka mbetur peng humbja ndaj Hungarisë, ku mendon se, nëse do të ishte marrë të paktën një rezultat pozitiv, sot mund të flitej për një fillim perfekt të mënjanueseve të Botërorit.

Vendose lajmin në:
  • Facebook
  • Dergoja nje miku me E-mail!
  • TwitThis
  • Google

lajme tjera

3 Responses to " Lorik Cana: Nuk do të luaj për Kosovën, do të qëndroj te Shqipëria! "

  1. ada thotë:

    kombetarja kuqezi nuk eshte vetem e shqiperise por e gjithe shqiptareve kudo qe jane.kombetarja e kuqezinjve, kombetarja e shqiperise etnike.me lorik canen nuk mund te kapet asnje sepse ai eshte nderi i kombit.

  2. eri thotë:

    nuk ka arsye pse Cana te ike e te luaje per Kosoven.Cana luan per shqiptaret dhe besoj se te tjere talente nga te gjitha trevat shqiptare do te luajne me kombetaren tone per te nderuar fanellen e gjith shqiptaret.

  3. Dionis thotë:

    Leri filmat Lorik Cana juve sa tju jepet mundesia do te ikni te luani pe Kosoven ne ju urojme fat por asnjeher mos ju genjeje mendja juve se Shqiperise e kan vdek cunat rolin tuaj do te lind nje burre tjeter ta beje,luani me gjak si bete kunder Portugalise e mos luani sikur shkoni ne disko si ndaj Hungarise.

Leave a comment

web analytics