Zagrebi zyrtar mbrëmë në mënyrë të ashpër e hodhi poshtë deklaratën e shefit të diplomacisë serbe Vuk Jeremiq për “pastrimin etnik të popullatës serbe në Kroaci”.
- Mohimi i përgjegjësisë së Beogradit për zhvillimet në të kaluarën e afërt konfirmon se Serbia ende nuk është përballur me rolin që e kishte në shpërbërjen e Jugosllavisë – lajmëroi Ministria kroate e Punëve të Jashtme (MPJ).
- Kroacia nuk do të lejojë manipulim me falsifikime të historisë më të re, meqë është e njohur se kush është përgjegjës për luftën në ish-Jugosllavi dhe për agresionin mbi Kroacinë – bëhet e ditur në reagimin.
Në kumtesën e MPJ-së kroate shtohet se Kroacia, e cila është para hyrjes në BE dhe në fazën përfundimtare për anëtarësim në NATO, do ta mbështesë Serbinë në rrugën e saj evroatlantike.
Lajme tjera:
- Fotosesion i modeles Anja Rubik
- Dua të them se…
- Shqipëria ja nis mbarë – VIDEO
- Pak fonde për Teatrin Shqiptar të Shkupit
- Opozita shqiptare në Maqedoni kritikon ashpër punën 2 vjeçare të BDI-së
- Gruevski injoroi BDI-në, dha raport për punën katër vjeçare
- Takim Berisha – Thaçi, optimizëm për OKB-në
- Alegri: “Milan në finalen e ligës së kampionëve”
- Delneri: “Del Piero eshte Diego I Juventusit”
- Zherrard: Kapello është fantastik

