Ata kane shkelqyer ne skenat me te medha te botes dhe kane ngritur lart emrin e Shqiperise. Kane bere qe shqiptaret te njihen si artiste, si njerez me vlera dhe mbi te gjitha si nje komb i kulturuar. Jane keta njerez, qe ne na bejne te jemi pjese e artit boteror dhe per gjithcka kane dhene meritojne nje falenderim te madh.
Televizioni Kombetar Klan dhe regjisorja Vera Grabocka, do te sjellin ne ekran mbremjen e 11 nentorit, pikerisht keta ambasadore te kombit shqiptar neper bote. Por ndersa prekin suksesin dhe majat e skenave nderkombetare duke provuar emocione, arritje dhe duke ngjallur admirim, nje pjese e tyre jane ndoshta te panjohur per Shqiperine. Te tjere i njohim, por na duken te larget, te paarritshem. Ne nje spektakel gjigant, qe do te marre jete ne skenen e Pallatit te Kongreseve, regjisorja e njohur Vera Grabocka, ne edicionin e katert te programit “Dua me shume Shqiperine”, do te sjelle me prane atdheut te tyre, ata qe ne fakt me shume se kushdo kane kontribuar ne njohjen dhe ngritjen e vlerave tona kombetare. Te gjithe ata qe do te ngjiten ne skene mbremjen e se martes e meritojne te jene aty. Jane perzgjedhur dhe jane kontaktuar ne cdo cep te globit, sepse emri dhe puna e tyre jane degjuar dhe ndjere ngado. Tashme ata ndodhen thuajse te gjithe ne Tirane dhe gjithcka per mbremjen e madhe eshte e menduar ne detaje. Do te jete nje gala, nje nate magjike, ne nje formule televizive, qe per tre vite me radhe eshte mirepritur, jo vetem nga publiku shqiptar, por edhe nga ai kosovar. Dhe sic ndodh shpesh ne spektaklet e regjisores Grabocka, qe kane shpesh motiv te tyre dashurine, “Dua me shume Shqiperine”, lidhet me kontributin qe vete shqiptaret, japin per kombin e tyre. Jim Belushi eshte nje prej tyre. Fama dhe emri i tij lidhen me famen dhe emrin e Hollivudit. Por origjina dhe prejardhja e aktorit te njohur lidhet me Shqiperine. Nje fakt, te cilin ai gjithmone e ka pohuar dhe per te cilin, ne ndjehemi krenare. Te tjeret jane po kaq te suksesshem, po kaq vleresuar e po kaq te duartrokitur. Por, qe ne shqiptaret i njohim pak. Organizatoret e programit, perpiqen te jene diskrete, te mos flasin shume, por me teper te punojne dhe te ruajne gjithe elementet surprize te programit. Eshte teper e veshtire te kontaktosh regjisoren Grabocka ne keto dite impenjimesh, por eshte krejt e pamundur ta besh te flase. Megjithate kemi arritur te mesojme, disa nga emrat e protagonisteve mbremjen e se martes, ndonese figurat qe do te ngjiten ne skene jane shume me teper se kaq. Dominojne te rinjte. Shqiptare te talentuar, te shkolluar, qe guxojne dhe kane arritur me te miren ne skenat nderkombetare. Eno Peci eshte nje prej tyre. Ka ikur qe 15 vjec nga Shqiperia dhe ka arritur te jete balerin i pare ne operan e Vjenes. 26-vjecari ka arritur te preke dhe te jetoje per 5 vjet rresht endrren me te madhe te cdo balerini: performancen ne koncertin e Vjenes, ku realisht te drejten per pjesemarrje e fitojne vetem 3 cifte nga e gjithe Evropa. E te mos harrojme se per te ndjekur kete koncert spektatoret paguajne bileta qe shkojne deri ne 12 mije euro. Dhe nga baleti shkojme tek opera. Aty ku shqiptaret gjithmone kane shkelqyer. Te tille jane edhe Josif Gjipali dhe sopranoja Erla Kollaku, te cilet sjellin ne Tirane emocionet e skenave boterore. Por mbremja e gala e se martes do te tregoje se ne shqiptaret jemi te gjithanshem. Nuk eshte thjesht nje ceshtje patriotizmi eshte nje e vertete, qe na ben te ndjehemi te vleresuar, ndersa gjithe marsejanet, therrasin ne stadium emrin e Lorik Canes. Por kete radhe kemi mundesine qe djaloshin simpatik, ta shohim ne Tirane, ne skenen e Pallatit te Kongreseve, ndersa mesojme se ka mberritur nga Franca me nje avion privat. Por ata jane shume. Mes tyre gjejme emrin e Ergin Kuke, nje pasardhes i dinastise Kuke, nje artist i vertete ne efektet 3D te filmave. Ne Hollivud nuk ka pasur ndihmen e te atit, regjisorit Pali Kuke, por kjo nuk e ka penguar aspak, qe ai te punoje ne filmat me te njohur dhe me te kushtueshem, mes te cileve edhe “Superman”, “Zathura” apo “The Polar Express”. Te ftuarit jane shume, por shume me te medha jane rrefimet dhe surprizat, qe mbart historia e secilit prej tyre, ndaj mbremja e se martes ka ende, ende per te zbuluar.
Gala me Fllokon dhe Vejsiun
Nje mbremje gala, qe kerkon edhe nje prezantim dinjitoz. Ndersa shume njerez mund te kene menduar vetvetiu emrin e Alketa Vejsiut, si prezantuesen e perzgjedhur nga Vera Grabocka, ndoshta te pakte mund te jene ata, qe do te mendonin se prezantuesi mashkull, nuk mund te ishte tjeter vecse bashkeshorti i saj. Aktori i sukseseve te pakrahasueshme ne teater dhe kinema, autori i shume teksteve te kengeve, merr persiper per here te pare edhe nje prezantim te permasave te tilla. Nuk dime te themi nese ka qene ideja e vera Grabockes apo vete propozimi i Fllokos per te marre persiper nje angazhim te tille, por besojme qe suksesi i Timo Fllokos dhe freskia rinore e Vejsiut jane nje kombinim i gjetur.







Me tregoi nje miku im nga Tirana qe duke ecur rruges kishte pare Jim Belushin ne bulevard. Fatkeqesi qe s’kishte patur nje kamera ne dore se do i bente nje foto. Do ishte mire qe emisioni ne fjale te ngarkohej dhe ne internet qe ta shohim ne qe s’jemi atje…