Sali Berisha “Shqipëria po ndryshon”

Edi Rama “Çohu”

Blerim Xhemajli, ylli i Torinos, rasti i humbur i kombetares shqiptare

Postuar nga shqipmedia1 on Nov 11th, 2008 Ne kategorine Sport. Ju mund te ndjekni shenimet ne kete artikull me abonim RSS 2.0. Ju mund te leni shenje per te njekur lajmin

22-vjeçari nga Tetova eshte pjese e kombetares zvicerane, me te cilen ka marre pjese ne Boterorin 2006. Kartoni i tij i takon ende Boltonit. Presidenti i Torinos Cairo: “Nuk do ta leme te ike, ai edhte e ardhmja jone”.

Ai mberriti me trenin e fundit, ate qe sjell te vonuarit e merkatos. Me 31 gusht mbyllej seksioni veror i bisedimeve te merkatos dhe pikerisht ne ate dite Blerim Xhemajli nenshkroi per Torinon. Nje sezon me vone nga ç’parashikohej, sepse kontakti i pare me lojtarin me origjine nga Tetova, por qe ka shtetesi zvicerane, kishte ndodhur qe ne mars te 2007-s me dyshen Cairo-Antonelli. Xhemajli ishte kapiteni i Zyrihut qe ne moshen 20-vjeçare, shenje kjo e pjekurise se parakohshme te mesfushorit. Atij po i perfundonte kontrata, dhe deshironte t’i zgjeronte kufijte e futbolit te tij pertej vendit te djathit dhe te çokollates dhe keshtu qe iu veteofrua te gjithe Italise, perfshi edhe Ishujt, por pa sukses. Edhe Juvja i tha jo. Çmimi prej 1 milione eurosh i kartonit te tij u konsiderua teper i larte, edhe pse lojtari kishte tre vite qe luante titullar ne skuadren me te madhe zvicerane.
Ne fund te sezonit Bolton Wanderers i pranoi kerkesat e Xhemajlit dhe trajneri i atehereshem Sam Allardyce, pohoi: “Blerimi eshte fantastik, ndihem entuziazt qe po stervis nje lojtar i cili ishte kapiten qe 20-vjeç.” Por euforia e tij zgjati vetem gjate prag-kampionatit. Ne fakt, Xhemaili demtoi ligamentet e gjurit perpara se te niste Premier Liga. Ai u detyrua te dnalej gjahste muaj dhe ne fund te sezonit luajti nje ndeshje ne FA Cup dhe me pas u shit. Por edhe pse kishte nje kontrate deri me 2010-n Cairo dhe Pederzoli u hodhen serish ne sulm. Presidenti i Torinos beri te ditur: “Pasi kuptova se lojtari mund te merrej, e telefonova presidentin Phil Gartside dhe nisem bisedimet. Fillimisht nuk rame dakord, me pas i shpejtova procedurat dhe Xhemajli mberriti te ne hua me te drejte blerjejej ne favorin tone per 2 milione euro. Pederzoli e pa te luante me Under-21-shin e Zvicres dhe dha menjehere pelqimin e tij.” Dhe tani nese do te ekzistojne kushtet, Torino do te bente me te vertete nje gabim te rende nese nuk do ta mbante. Nderkohe, lojtari ka nenshkruar nje kontrate 5-vjeçare me nga 700 mije euro ne sezon.
Cairo ka qellime te mira ne kete kuader sikurse perseriti pas te dieles pozitive per ekipin e tij: “Mund ta bejme nje sakrifice ekonomike per te. Eshte fotokopja e Korinit, por mund te luaje edhe bashke me mesfushorin tone me pervoje, sepse eshte mjaft praktik.” Xhemajli e ka shprehur edhe se cili eshte rreshtimi i tij i preferuar: pra il 4-4-2 “sepse me mundeson te hidhem edhe ne sulm, sepse nese nuk shenoj edhe ndonje gol nuk zbavitem.” Dhe duket se deshira i eshte plotesuar. Pas problemeve ne fillim te kampionatit, tani Torino ehste bere nje skuader me kompakte dhe e ekuilibruar. Dhe keshtu qe te gjithe jane te kenaqur. Edhe trajneri De Biasi sepse Torino e tij po bind dhe tashme ai nuk e rrezikon me vendin ne stol. Dhe per kete e ka ndihmuar shume Xhemajli, i cili te shtunen ne mbremje ishte i pari qe mori falenderimet e trajnerit, duke e cilesuar si nje djalosh te rregullt ne fushe dhe te thjeshte jashte saj.
“Torino per mua eshte perfekte, sepse ketu jam me prane familjes dhe te dashures time.” Blerimi shkon ta takoje me shpesh ne Zyrih dhe gjithashtu edhe ajo shkon tek ai ne Torino. Tetovarika zgjedhur nje shtepi ne qender te Torinos, sepse i pelqen te jetoje ne qytet. Nese ju bie rasti te kaloni ne Rrugen Gramshi (si per rastesi nje tjeter emer shqiptar) ne Torino, mund ta gjeni shpesh duke darkuar ne nje prej restoranteve me te njohur te zones.

lajme tjera

1 Pergjigje for “Blerim Xhemajli, ylli i Torinos, rasti i humbur i kombetares shqiptare”

  1. bujar says:

    blerim xhemajli eshte nje yll i futbollit profesionist pranadaj i duhet vetem edhe pak koh ta deshmoj veten,kam dehir ta ta takoj personalisht mirpo ne pamundesi te vizes qe nuk mund ta siguroj kerkoj nga ai personalisht te me ndihmoj vetem ta takoj

Lere nje koment

Reklama

Me te komentuarat