Nga Vehbi Bajrami
Përcolla me interesim, përmes Radio Televizionit të Kosovës (RTK) ritualet fetare me rastin e festës së Bajramit në Kosovë. Më tërhoqi vëmendjen ceremonia kryesore që u zhvillua në xhaminë e madhe të Prishtinës. Qindra, apo mijëra besimtarë u mblodhën aty në orët e hershme të mëngjesit të martën, për të marrë pjesë në lutjen tradicionale në fund të Muajit të Ramazanit.
Me interesim të veçantë po përcillja hap pas hapi ceremoninë. Klerikët me radhë predikonin lutjet dhe masa e heshtur përcillte me vëmendje ritualin fetar. Nuk e di se si e ndjeva veten, por disa herë, m’u duk se asgjë nuk po kuptoja. Para meje po përsëritej sërish një akt rituali që mua më vrau sytë e veshët: hoxhallarët shpeshherë po flisnin në gjuhën arabe. E ç’kuptonte masa e besimtarëve nga ky predikim? Asgjë, aq sa po kuptoja unë këtu në New York, para ekranit televiziv. Ndoshta edhe një pjesë e klerikëve nuk e kuptonin vetë se ç’thonin, por thjeshtë përcillnin tekste të mësuara përmendësh në gjuhën arabe.
Predikimin e hoxhallarëve, jo në gjuhën tonë amtare, e kam pasur shqetësim të hershëm.Kam takuar shumë hoxhallarë dhe vazhdimisht ua kam drejtuar pyetjen: Pse shqiptarët myslimanë nuk falen në gjuhën e tyre? Pse hoxhallarët përcjellin lutje në gjuhën, që besimtarët etyre nuk janë në gjendje ta kuptojnë? Si mund të predikosh në një gjuhë të huaj për besimtarë që të ndjekin formalisht, por që nuk të kuptojnë se ç’flet? Njëri prej hoxhallarëve më ka dhënë këtë përgjigje: “Falja e namazit nuk mund të bëhet në gjuhën tonë. Në çdo vend të botës namazi falet në gjuhën arabe…”.
Unë sërish pyes: A ka një dokument të shkruar që besimtarëve u mohohet të falen në gjuhën e tyre? Nuk besoj. Unë nuk e di nëse në ndonjë libër fetar është e shkruar që namazi të falet vetëm në gjuhën arabe. Nëse është kështu, pra që namazi të përcillet vetëm në gjuhën arabe, atëherë ky është një “diskriminim” ndaj popujve jo arabë që kanë përvetësuar fenë myslimane. E Kurani, me sa e kam kuptuar, predikon barazi mes popujve e njerëzve të botës.
Dikur ishte tjetër kohë. Kurani nuk ishte i përkthyer dhe ky mund të ishte “arsyetim” i hoxhallarëve që ceremonitë fetare të kryheshin në gjuhë të huaj, shumë prej të cilëve, kishin mësuar përmendësh pjesë të Kuranit që i recitonin symbyllazi e nuk i kuptonin as vetë. Në kohën kur Kuranin e kemi të përkthyer edhe në shqip, nuk ka kurrfarë arsyetimi që t’i drejtohesh Zotit në një gjuhë që ti nuk e kupton. Po të ekzistonte mundësia që të pyetej Zoti, jam i sigurt se edhe ai do të ishte në këtë mendje e do të jepte mesazhin: Lutjuni në gjuhën tuaj! Lutjet ua pranoj vetëm kur e kuptoni vetë se ç’thoni.
Meqë shkak i këtij shkrimi ishte falja e Bajramit në Prishtinë, nuk mund të anashkaloj edhe një fakt tjetër. Më lanë një shije të hidhur fjalët (kësaj here në gjuhën shqipe) të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiut Naim Tërnava. Diku nga fundi i ceremonisë ai tha:
“Për ne në Kosovë kjo festë këtë vit ka një domethënie të dyfishtë, ngase për të parën herë e presim dhe e festojmë në Kosovën e pavarur e të pranuar ndërkombëtarisht, për çka i jemi mirënjohës Zotit fuqiplotë që na mundësoi të arrijmë këtë ditë e më pastaj u jemi mirënjohës të gjithë miqve tanë që na ndihmuan ta realizojmë projektin tonë të kamotshëm për liri e sovranitet”.
Pse myftiu Tërnava nuk i përmendi me emër miqtë që na ndihmuan të fitojmë pavarësinë? A nuk ia zinte goja të përmendte Amerikën dhe Evropën Perëndimore? Pse nguroi të përmendte me emër këta miq të shtrenjtë? Mos pati frikë se do t’i hidhëroheshin “miqtë” myslimanë të Lindjes, kundërshtuesit më të hapur të pavarësisë së Kosovës?Kur ai tha se “Kosova e pavarur është e njohur ndërkombëtarisht” do të ishte me vend që të thoshte edhe këto fjalë: Kosova është e njohur ndërkombëtarisht me përjashtim të botës myslimane. Kjo është e vërteta e hidhur, që nuk mund ta fshehë askush, as vetë bota arabe.
Myftiu Tërnava me siguri e di fort mirë se po të mos ishin “miqtë” që ai nuk i përmend me emër, Amerika dhe Evropa Perëndimore, jo vetëm që nuk do të kishte pavarësi të Kosovës, por edhe ai vetë, nuk do të ishte i lirë nga forcat serbe që të predikonte lirisht të martën, në ditën e Bajramit. Miqtë, të cilëve ai nuk u jep emër, (ndoshta pse nuk i përkasin fesë së tij) ishin ata të cilët kanë meritën kryesore që shqiptarët arritën t’i bëjnë realitet synimet shekullore: të jetojnë të lirë në vendin e vet.
Për fund të këtij shkrimi: Me pak vonesë, Urime Bajrami me dëshirë që bajramët e tjerë t’i kremtojmë duke iu lutur Zotit në gjuhën shqipe e duke falënderuar “Zotin e tokës” e “Zotin e qiellit” që më në fund Kosova është e lirë.
*Autori, ish-drejtor i seksionit shqip të “Zërit të Amerikës”, është botues i gazetës shqiptaro – amerikane “Illyria” në New York.







Edhe un paskam harruar te them edhe disa fjalë,se cdokush gabon, siq ti ke uruar festen ne mbarim te temes,kjo kuptohet sikur me te than mirdita pas nje bisede te gjatë.
Edhe harroje ate se Kosova eshte e lirë,eja bindu personalisht.Do te jetë kur miqt tanë e bejne ballkanin Europë dhe hiqen kufijt mes Kosoves e Shqiperis .Kur Evropa te behet SHBE(Shtete e bashkuara te Europes),fatkqesisht edhe me fqinjet do te jemi me nje shtet “SHBE” por edhe SHBA ne fillim ka pasur shtete qe nuk e kan merituar bashkimin ,por me kohë dhe me ligje gjith behen te degjushem.
I nderuar Vehbi bajrami
Te jesh gazetar nuk do te thot se i di gjitha pergjegjet e kesaj bote.Aq më keq kur te flasesh per nje temë i papregaditur.Me befasoi fakti se ti vjen prej nje rrethi(vendlidnje) me traditë muslimane,pastaj emri e mbiemri te vertetojn se je musliman poqese edhe mberin ne Hën,Dhe te besh kritika e mjegull te nje popull qe nuk e ka nderemend ta ndroj fenë ,edhe pse ka kozmetik perendimore.Une kam punuar me miqt tane Amerikan dhe kam kuptuar se veshtir eshte te fitosh besimin e tyre nese nuk je me dekada jomusliman,e jo si puna e dikujt per nje sezon pune apo jete,ja u bera properendimor.Te hysh ne thelb te temës tuaj te hapur duhet filluar nga fillimi,kush e krijoi njeriun,e pergjigjen e gjen ne librat dhe te derguarit e krijuesit tonë.Pastaj ti maresh librat me radhe(tevratin,zeburin,ungjillin dhe Kuranin)duke i vertetuar me origjinalitetin e ruajtjes dhe interpretimit.E kshtu me radhe ,qe nuk do ti pranoje asnje prej kritikuesve te tu per pikpamjen tuaj per fen islame.Eshte plotsisht e vertet edhe besoj bindshem se pa ndihmen e miqve tan Shtetet e bashkuara dhe Evropes ,nuk do te ishim ketu ku jemi.Por pa urdhrin e Zotit asgje nuk behet dhe kush garanton ne keto toka shqiptare,qe gjitheher dikush ka sunduar, te ndodhemi prap ne situat te ngjashme si me heret.Prandaj edhe gjith kleriket musliman e vejn ne rend te parë krijuesin pastaj akteret tjerë.Lutjet mund te behen ne cfardo gjuhe ,edhe pse shqiptaret kan probleme gjuhesore(si un tash,ndryshe mendoj ndryshe shkruaj)dhe mund te behen gabime te shprehurit etj.Pra po e theksoj edhe njeher se lutja duhet bere ekskluzivisht ne gjuhen e burimit te fjaleve qe rrjedhin nga libri i shejtë.Un gjat gjith jetes kam ndegjuar dhe kenduar kenge anlisht pa e ditur se cdo te thot teksti.
Prandaj i nderuar gazetar, e vertet se ka ithtarë te mendimit tuaj per ket temë edhe ithtarë te mendimeve te kunderta,por jeta eshte perplot me botkutpime te ndryshme edhe pse bre vlla nuk jetoni me ne ne Kosovë per ta hequr te zit e ullirit ,qe shum kush fol ne emer te pupullit,prej kolltuqeve,por jeni strehuar ne hije edhe folni prej se largu per gjera qe veq jan vërë ligje ,e kulturë ma heret shum.Edhe nje ,nese Shteteve te bashkuara nuk i intereson nje gje e tillë se a lutemi ne gjuhen Shqipe apo arabe dhe na ndihmon panderprer ,pse te shqetesoheni ju !!!
Ju lumte z.Kabashi per kete artikull.Se vertete eshte e pakuptushme qe muslimanet shqiptare edhe sot e kesaj dite ,nuk mund ta kruejne namazin ne gjuhen e tyre amtare,ne shqipen tone te bukur.Fajin me te madh per kete e bartin paria jone fetare (BI) si ne Shqiperi,Kosove e Maqedoni,por edhe vete besimtaret te cilet nuk beine trysni tek ata (paria fetare) ,qe mos ta neperkembin gjuhen shqipe ,se mjaft shqipja u u perbuz e nençmua nga pushtuesit e shumte te ketyre trojeve,e s’ka asnje arsye qe edhe nga ne shqiptaret t’ja beime nje fyrje kesaj gjuhe te bekuar.