Në sondazhin e fundit të realizuar nga Institucioni Ndërkombëtar Republikan(IRI) për rejtingun e partive politike në Maqedoni, sërish kryeson partia në pushtet VMRO-DPMNE. Sipas anketës IRI-t, për VMRO-DPMNE janë deklaruar 38 për qind e të anketuarve,
ndërsa pasojnë Bashkimi Demokratik për Integrim me 12 për qind, Lidhja Social Demokrate (LSDM) me 9 për qind, Partia Demokratike Shqiptare me 5 për qind, kurse partia e re e Imer Selmanit ” Demokracia e Re” me 1 për qind. Krahasuar me anketën e mëparshme vërehet rënie e rejtingut të BDI-së për 1 për qind, kurse i PDSH-së mbetet i njëjtë. Partitë tjera politike janë nën zero përqindje. Në bazë të të dhënave të anketës, mbi 32 për qind janë deklaruar se përkrahin Nikolla Gruevskin, 7 për qind Ali Ahmetin, 6 për qind për Branko Cërvenkovskin, Arbën Xhaferi dhe Imer Selmani kanë marrë nga 3 për qind. Në pyetjen se sa ishte i drejtë vendimi i Imer Selmanit për tu larguar nga PDSH-ja dhe formimi i Demokracisë së Re, 63 për qind të anketuarve maqedonas e kanë përkrahur këtë hap, ndërsa 14 për qind janë shprehur kundër. Kurse te të anketuarit shqiptarë 69 për qind kanë përkrahur formimin e partisë së Selmanit dhe 12 për qind janë shprehur kundër formimit të partisë Demokracia e Re. Rezultatet e anketës gjithashtu bëjnë të ditur se mbi 90 për qind e qytetarëve janë për hyrje në NATO dhe BE. Anketa e realizuar me 1108 anketues ka treguar se me notë më të lartë është vlerësuar kryeministri me 3. 43, pastaj mediat me 3.27, Qeveria me 3.15 , Presidenti me 2.64, Parlamenti 2.56 dhe opozita me notë 2.1. të anketuarit e kanë vlerësuar opozitën. Sa u përket zgjedhjeve të fundit parlamentare, 65 për qind e të anketuarve janë shprehur se janë të kënaqur nga rezultatet, ndërsa 25 për qind të pakënaqur. Ndërkaq, të pyetur se për cilën parti do të votonin në zgjedhjet lokale, 34 për qind e të anketuarve do të votojnë për VMRO-në, 11 për qind për BDI-në, 9 për qind për LSDM-në dhe 0, 5 për qind për PDSH-në.






